Halimi:Akuzat e Shqiprim Arifit janë të pabaza, me PDSH-në s'kemi prokurim për korrupsion (video)
Lokale

Halimi:Akuzat e Shqiprim Arifit janë të pabaza, me PDSH-në s'kemi prokurim për korrupsion (video)

13.Oct.2017 21:55
0
Presidenti i Serbisë Aleksandër Vucçiq e kishte paralajmëruar përzgjedhjen e Shqiprim Arifit në krye të Organit të Përkohshëm.

Kështu ka thënë në emisionin “Imazh” në RTK, kryetari i Partisë për Veprim Demokratik në Preshevë, Riza Halimi.

Ai ka thënë se Alternativa, e cila tashmë udhëheq me organin e përkohshëm të Preshevës, kishte vetëm 11 këshilltarë, derisa sipas tij, 1 këshilltarë e blenë përmes një posti.

Halimi ka thënë se në organin e përkohshëm, u emërua kryesues Arifi, derisa aty u fut edhe një anëtar i partisë së Arifit dhe edhe pse serbët nuk kishin fituar asnjë vend përfaqësimi në Kuvendin e Preshevës, një anëtar u emërua edhe nga partia SNS e cila udhëhiqet nga Vuçiqi.

Ai tha se organi i përkohshëm në Preshevë është bërë me ndërhyrje direkte nga Beogradi dhe për shkak të mos përfaqësimit korrekt në këtë organ partia e Halimit e ka bojkotuar atë.  

Ai ka thënë se akuzat për korrupsion që i janë adresuar nga udhëheqësi aktual i organit të përkohshëm Shqiprim Arifi janë të pabaza, pasi vet Halimi ka deklaruar se tash e disa vite nuk punon në organe ekzekutive.

“Ne kemi qeverisë me PDSH një kohë të gjatë dhe nuk kemi pasur asnjë qasje në prokurim që lidhet me korrupsion”, ka thënë ndër të tjera Halimi.

Komuna e Bujanocit ndan gjysmëmilioni dinarë për shkollën fillore "Ali Bektashi" të Nesalcës
Sefaj: Kosova me zgjidhje të dokumenteve për qytetarët e Luginës së Preshevës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration