Grupi qytetarë "Nagip Taipi" kërkon përkrahjen e luginasve
Në garën e hapur për zgjedhjet në Këshillin Kombëtar Shqiptar (KKSH) përveç partive politike, pjesëmarrjen në to e ka bërë publike edhe Nagip Taipi aktivistë nga Tërnoci i komunës së Bujanocit.Përmes një letre drejtuar qytetarëve të Luginës së Preshevës, Taipi kërkon përkrahjen e banorëve të këtij rajoni për zgjedhjet e 26 tetorit, në kuadër të përzgjedhjes së re të këshillave të pakicave kombëtare në Serbi.
Kandidimi, sipas Taipit, erdhi si rezultat i pakënaqësisë në punën e këtij organi. Ai thotë se ky kandidim është në të mirë të gjithë qytetarëve pasi ka për synim përmirësimin e punës së Këshillit Kombëtar Shqiptar, transmeton Titulli.
Andaj, për t’u realizuar qëllimi i pjesëmarrjes në këto zgjedhje, grupi qytetarë “Nagip Taipi” kërkon përkrahje të gjithanshme, siç është edhe grumbullimi i nënshkrimeve me qëllim të plotësimit të kriterit ligjor për kandidim.
Qytetarët që dëshirojnë të përkrahin këtë listë, nënshkrimet mund t’i japin në shtëpinë e kulturës në Bujanoc nga ora 09:00 deri në 16:00, kurse kandidatin mund ta kontaktojnë edhe përmes numrit celularë: 063 89 39 775.
“Ju faleminderit për mirëkuptim dhe përkrahje! Ndryshimet vijnë ngadalë...”përfundon njoftimi grupit qytetarë “Nagip Taipi”./Titulli.com/