"Grupi i Dobrosinit" më 17 prill del para Gjykatës së Apelit
Lokale

"Grupi i Dobrosinit" më 17 prill del para Gjykatës së Apelit

03.Mar.2015 09:06
0
Protestat e familjarëve dhe sensibilizimi i medieve ka bërë që EULEX-i të caktojë për datën 17 prill seancën e parë në Gjykatën e Apelit në Prishtinë. Avokatët mbrojtës Shemsedin Pira dhe Halit Azemi tha se ky është një rast i mirë që Grupi i Dobrosinit të rrëfehet para Gjykatës së Apelit.
Më 17 prill të këtij viti në Gjykatën e Apelit pritet të mbahet seanca dëgjimore e parë në rastin e njohur si Grupi i Dobrosinit raporton rajonipress.

Rastin për rajonipress e kanë konfirmuar dy avokatët mbrojtës Shemsedin Pira dhe Halit Azemi. Avokati Pira tha për rajonipress se me gjasë protesta e familjarëve dhe sensibilizimi i medieve bëri të vetën tek EULEX-i i cili tashmë ka caktuar datën për mbajtjen e seancës.

Pira tha se ky është një rast i mirë për klientët e tyre sepse shumë prova nuk janë marrë parash nga Gjykata e Gjilanit.

Edhe avokati tjetër Halit Azemi tha se EULEX-i më në fund u dorëzua dhe tani presim që së bashku me klientët tanë të ofrojmë edhe dëshmitë shtesë të cilat në gjykimin e parë as që janë marrë parasysh. “Grupi i Dobrosinit” është përcjellur me shumë shkelje të procedurave gjyqësore dhe jam i bindur se këto defekte do të eliminohen në Gjykatën e Apelit” tha Azemi.

Ndryshe avokati Azemi ka qenë tepër kritik ndaj aktakuzës së ngritur nga ana e EULEX-it. “Aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj grupit “Lëvizja e lirisë” që nga fillimi ishte tejet abstrakte. Aty asgjë s`ka pasur konkrete, sepse ajo bazohet vetëm në sms dhe thashetheme. Kurrë s`kam parë këso aktakuze së cilës i mungojnë provat dhe elementet thotë Azemi.

Ndryshe trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari i EULEX-it Arkadiusz Sedek, kishte shpallur aktgjykimin ndaj grupit të Dobrosinit të njohur si “Lëvizja e lirisë”. Trupi gjykues kishte shqiptuar hiq më pak se 56 vite e 44 muaj burgim.

Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar dhe shpallur fajtor të akuzuarit Valon Jashari, Skender Jashari,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani.

Kryetari i trupit gjykues Arkadiusz Sedet duke shpallur aktgjykimin tha se Valon Jashari është fajtor dhe dënohet për veprat penale të terrorizmit, dhe organizimi i grupeve terroriste. Për të dy veprat Valon Jashari është dënuar me 6 vite burgim dhe 7 vite tjera duke marrë një dënim unik prej 9 viteve.

I akuzuari i dytë Skënder Jashari ka marrë një dënim për dy veprat të ngjashme 6 vite dhe 4 vite, me një dënim unik prej 8 viteve.

I akuzuari i tretë Gazmend Lakna ka marrë një dënim gjithashtu për dy vepra 5 vite dhe 2 vite, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj burgim.

I akuzuari i katërtë Gazmend Xhemshiri është dënuar me 6 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim prej 6 vite e gjashtë muaj burgim.

I akuzuari i pestë Qendrim Rexhaj është dënuar me 5 vite dhe dy vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i gjashtë Muhamet Aliu është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dehnim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i shtatë Skender Selmani ka marr 5 vite dhe 2 vite tjera me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj.

I akuzuari i tetë Enver Musolli është dënuar me 6 vite deh 2 vite tjera, me një dënim unik prej 6 muajve e gjashtë muaj.

I akuzuari i nëntë Abdullah Zogaj është dënuar me 5 vite dhe 2 vite tjera, me një dënim unik prej 5 vite e gjashtë muaj dhe Jeton Shabani është dënuar për armëmbajtje dhe ka marrë 2 vite dhe 1 vit shtesë me një dënim unik prej 2 vite e dy muaj.

Gjykatësi Sedet pati thënë se akuzat për armët nuk janë pranuar pasi vetë prokuroria ka hequr dorë.

Ndryshe aktakuza e EULEX-it e ngritur ndaj Valon Jasharit, Skender Jasharit,Gazmend Lakna, Gazmend Xhemshiri, Qendrim Rexhaj, Muhamed Aliu, Skender Selmani, Enver Musolli, Abdullah Zogaj dhe Jeton Shabani i ngarkon këta nëntë persona për veprat penale të terrorizmit, organizimi i grupeve terroriste, pjesëmarrja në grupe terroriste dhe mbajtja e paautorizuar e armëve.

Grupi “Lëvizja e lirisë” dyshohet se ka marrë pjesë në sulmet në punktin në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012.

Aktakuza saktësonte se tek ky grup janë gjetur dëshmi e prova përmes përgjimeve telefonike, fotografi e gjësende tjera që lidhen me aktivitetet e këtij grupi. 

Sipas aktakuzës më 17 maj 2012 një postbllok policor në Dobrosin të Bujanocit është gjuajtur me armë zjarri dhe dy sulme tjera më 28 qershor dhe 7 tetor 2012. 

Përgjegjësia për këto tri sulme është pranuar nga grupi i quajtur si “Lëvizja e lirisë” përmes tri komunikatave të publikuara në faqe të ndryshme të internetit thuhet në aktakuzë. /Titulli.com/
Arifi i gëzohet pëlqimit të ministrisë, opozita e quan gjysmak dhe "sa për sy e faqe" (Audio)
"Rimëkëmbja" ekonomike në Luginë e vështirë, fajtorë të gjitha nivelet e pushteteve
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration