Google zbulon termat më të kërkuara gjatë 2020
Mbase kushdo që lexon këtë shkrim përdor Google për të gjetur gjëra në internet. Dhe nëse jeni prej tyre, atëherë keni kontribuuar në këtë listë të përpiluar nga Google për termat më të kërkuara të 2020.
Disa prej termave më të kërkuar në internet gjatë vitit 2020 mund t’ju surprizojnë e disa janë krejt të arsyeshme. Gjithësesi është interesante të shohim sesi ka shkuar një vit i tërë dhe për çfarë janë interesuar njerëzit më së shumti.
10 termat më të kërkuar në Google gjatë 2020
- Coronavirus
- Election Results
- Kobe Bryant
- Zoom
- IPL
- India vs New Zeland
- Coronavirus Update
- Coronavirus Symptoms
- Joe Biden
- Google Classroom.
Siç mund të keni imagjinuar, internet këtë vit ka qenë i gjithi i përmbytur në informacione për koronavirusin. Plot 3 nga 10 termat më të kërkuar kanë të bëjnë me pandeminë.
Temë tjetër e rëndësishme e kërkimit gjatë 2020-ës kanë qenë zgjedhjet presidenciale në SHBA. Edhe sportet kishin vendin e tyre siç humbja tragjike e Kobe Bryant apo ndeshjet mes Indisë dhe Zelandës së Re.
Listën e plotë të termave më të kërkuara të 2020-ës e gjeni në faqen e Google. Për fat të keq Shqipëria nuk është pjesë e kësaj liste. /PCWorld Albanian/