Google zbulon aksidentalisht asistentin AI që mund të marrë kontrollin e kompjuterit
Shkencë dhe teknologji

Google zbulon aksidentalisht asistentin AI që mund të marrë kontrollin e kompjuterit

09.Nov.2024 09:05
0

Jarvis ekziston. Prototipi i ri AI i Google aksidentalisht gjeti rrugën për tek publiku përmes Chrome Web Store. Nuk është thjeshtë një ndihmues AI që mund tu tregojë motin apo tu kujtojë vizitën tek doktori. 

The Information raportoi se Jarvis ishte një prototip i një shoqëruesi i cili shfleton uebin për ju përmes shfletuesve duke kryer veprime si blerje për shtëpinë, të rezervojë një fluturim apo të bëjë kërkime lidhur me një tematikë të caktuar.

Me fjalë të tjera inteligjenca e re artificiale e Google ka aftësinë për të marrë kontrollin e një kompjuteri për të kryer veprime të thjeshta pa ndërhyrjen njerëzore. Prototipi u shfaq në dyqanin e shtesave të Google dhe nuk ishte në funksion plotësisht. 

Google nuk vonoi ta mbyllte faqen e Jarvis në Chrome Web Store ndërsa ka planifikuar ta prezantojë në Dhjetor. Jarvis do të ketë konkurrencën e Anthropic dhe asistentit të saj Claude AI që filloi testimin publik muajin e kaluar. Claude mund të marrë kontrollin e kompjuterit për të shkruar, aktivizuar butona apo lëvizur kursorin e mausit./PCWorld Albanian/

Gjermani: 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit
Medvegjë: Lokja 72 vjeçare që krijoi veshjen tradicionale (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration