Gjykoi tre shqiptarë në të njëjtën ditë, gjykatësi anglez i habitur: Pse largoheni nga Shqipëria e bukur për në Britani?
Rajoni dhe Politika

Gjykoi tre shqiptarë në të njëjtën ditë, gjykatësi anglez i habitur: Pse largoheni nga Shqipëria e bukur për në Britani?

26.Feb.2024 08:24
0

Një gjyqtar në Mbretërinë e Bashkuar, i cili ka vizituar Shqipërinë, u shfaq i çuditur me shqiptarë që braktisin vendin dhe përfshihen në trafiqe në Britaninë e Madhe. 

Gjyqtari Ian Lawrie, në Gjykatën e Gloucester Crown, i bëri komentet gjatë një dite të ngarkuar kur gjykoi tre raste të veçanta të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, të përfshirë në shpërndarje droge. 

Duke dënuar të fundit prej tyre, Erijon Melanin, me 20 muaj burgim për furnizim kokaine në Cheltenham, gjyqtari i tha atij: “Kam qenë në vendin tuaj tre herë në 40 vitet e fundit. Është një vend shumë i bukur. E di që ka problemet e veta, por ka më pak probleme sesa kur e vizitova për herë të fundit. Është një vend mahnitës me njerëz mahnitës dhe ushqimi ishte i mirë, kështu që pse doni të vini këtu nuk e kuptoj.”

Gjykatësi i tha të pandehurit se pasi të kryente gjysmën e dënimit të tij, ai do të deportohej në Shqipëri. Pasi Melani kishte lënë bankën e të akuzuarve për t’u dërguar përsëri në qeli, gjyqtari shtoi: “Nuk e di pse Shqipëria nuk është një atraksion më i madh turistik. Plazhe fantastike dhe male të bukura.”

Në të njëjtën ditë u paraqitën para gjyqtarit Lawrie edhe shqiptarët Emiljan Gjergji, 26 vjeç, Martin Ndreca, 24 vjeç. Gjergji u deklarua fajtor për posedimin e kokainës me qëllim furnizimi. Ai u burgos për një total prej 20 muajsh dhe u tha se do të dëbohej kur të kishte kryer gjysmën e dënimit. Ndreca u deklarua fajtor për furnizimin me kokainë në Gloucestershire midis 18 korrikut 2022 dhe 11 korrikut 2023. Më pas u vendos në paraburgim për të pritur dënimin pasi të mbahet një gjyq për të përcaktuar shkallën e përfshirjes së tij me bandën e drogës për të cilën punonte./RTSH/

Presidenti Vuçiq nis konsultimet për qeverinë e re, Kamberi ftohet i pari në takim
Përfaqësues të politikës takuan presidentin e Serbisë, Vuçiq: Formimi i qeverisë, temë diskutimi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration