Gjuriq: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk do të jenë pjesë e Kosovës
Drejtori i zyrës për Kosovë të Republikës së Serbisë Marko Gjuriq duke komentuar deklaratën e kryeparlamentarit Kadri Veseli ka thënë se Kosova kurrë nuk do të bëhet shtet, po as Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk do të jenë pjesë e Kosovës.“Mos të gëzohet Kadri Veseli se Kosova kurrë nuk do të bëhet shtet, po as Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nuk do të jenë pjesë e ashtuquajturës Republika e Kosovës. Por edhe Prishtina është dhe do të mbetet pjesë e Serbisë ndërsa ai do të jetë shtetas i Serbisë” ka thënë Gjuriq.