Gjuha shqipe, sfidë edhe për Arifin
Lokale

Gjuha shqipe, sfidë edhe për Arifin

18.Aug.2015 14:39
0
Ndonëse ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare shqiptarëve në Luginë të Preshevës i garanton përdorimin e gjuhës së tyre amtare, ajo vazhdon të sfidojë organet vendore lokale e shtetërore në zbatimin e saj.

Pakënaqësitë për moszbatimin e gjuhës dhe shkrimit shqip, pas zyrtarëve nga administrata lokale, Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe organizatat joqeveritare, e ka bërë edhe kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, i cili në mbledhjen e fundit edhe ka kërkuar që ajo të zbatohet në përpikëri tek organizatat që për themelues kanë Kuvendin Komunal.

Duke qenë i sfiduar me moszbatim të vendimit të Kuvendit Komunal, Arifi në mbledhjen e së hënës të Këshillit Komunal, ka kërkuar që ky vendim të gjejë zbatim tek këto organizata.

Përveç kësaj, anëtarët e Këshillit kanë kërkuar dorëzimin edhe të një urdhërese që gjuha shqipe të gjejë zbatim, përveç në organet e vetëqeverisjes lokale, njashtu edhe në ato shtetërore.

Portali informativ Titulli.com, gjatë muajit qershor kishte raportuar për pengesat e përdorimit që po hasë gjuha dhe shkrimi shqip në Luginë të Preshevës. /Titulli.com/

 

>>Gjuha shqipe sfidon institucionet në Luginë (Video)

 

Arrestime në klubin e natës "CCABANA" në Bujanoc
Republikanët shtrihen në Malësi të Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration