Gjokoviq me këngë të pushtimit të Kosovës në ndeshjen e Davis Cup, reagon eurodeputeti gjerman (video)
Rajoni dhe Politika

Gjokoviq me këngë të pushtimit të Kosovës në ndeshjen e Davis Cup, reagon eurodeputeti gjerman (video)

24.Nov.2023 07:41
0

Eurodeputeti gjerman Reinhard Butikofer ka reaguar pasi ekipi serb në turneun e tenisit Davis Cup të enjten u fut me këngë fashiste që flet për Kosovën. Serbia në çerekfinale po përballet me Britaninë e Madhe.  

Kënga “Gëzo popull serb” ndër të tjera thotë “le të valojë flamuri i Serbisë nga Prizreni deri në Rumi”.

“Jo nuk duhet ta marrim seriozisht propagandën ultranacionaliste serbe. Po, sanksionimi i Kosovës dhe qetësimi i Serbisë është një strategji madhështore. – Apo mos është e gjitha kjo ndoshta e gabuar?” – ka shkruar Butikofer në platformën “X”.

Po ashtu ka reaguar edhe politologu malazias Ljubomir Filipoviq.

“Gjokoviq vazhdon të promovojë agjendën e tij nacionaliste ruso-serbe! Davis Cup ju duhet të turpëroheni. Turp të keni. Keni shfaqur një këngë nacionaliste që bën thirrje për aneksimin serb të Malit të zi dhe Kosovës!” – ka shkruar Filipoviq.

 

Presidentja Osmani foli për shqiptarët e Luginës së Preshevës, samitin e tretë të diasporës shqiptare në Tiranë (video)
Vendi anëtar i BE-së që po ndihmon Serbinë me armë ruse: “Tanket fluturues” në Beograd (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration