Gjimnazi "Skenderbeu" në Preshevë do të renovohet, kontrata jo e plotë
Lokale

Gjimnazi "Skenderbeu" në Preshevë do të renovohet, kontrata jo e plotë

25.Apr.2018 21:28
0
Komuna e Preshevës ka nënshkruar kontratën me kompaninë "Crna Trava" nga Leskoci që fitoi në prokurim publik për renovimin e gjimnazit "Skenderbeu" në Preshevë.

Këtë kontratë e ka bërë publike kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi mirëpo nuk përmendet shuma e kësaj kontrate.

“Në mandatin e parë si kryetar komune së bashku me ekipin tim, në Tetor të vitit 2016, fituam projektet për renovimin komplet të pesë shkollave në komunën e Preshevës dhe punimet do të fillojnë menjëherë”, ka shkruar Arifi.

Esat Sejdiu, ish kryeshef i shërbimeve publike dhe veprimtarive shoqërore pranë komunës së Preshevës ka deklaruar për Titulli.com se përmes shërbimeve përkatëse janë fituar projekte kapitale për vitin 2018 për rekonstruimin e tre shkollave fillore nga zyra për udhëheqjen e investimeve publike pranë qeverisë së Serbisë.

Publikimi i kontratave për investime në projekte të ndryshme të komunës së Preshevës është një hap i mirë drejtë transparencës komunale./Titulli.com/

 

 

Sinani: Presheva e bollokuar për IPA fondet për bashkëpunim ndërkufitar
Nxënësit kërkojnë më shumë llogaridhënie nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration