Gjiganti i rrjeteve sociale Meta, do të vendosë kabllo interneti nënujore!
Gjiganti i rrjeteve sociale Meta po planifikon të vendosë kabllo interneti me fibra optike nënujore. Këto kabllo do të shtrihet në të gjithë botën.
Kompania e Facebook, Instagram dhe WhatsApp pritet të shpallë planin për të vendosur mbi 25,000 milje kabllo me fibra optike nën det, të cilat mund të kushtojnë më shumë se 10 miliardë dollarë, thanë burime pranë kompanisë për TechCrunch.
Kabllot do të jenë në pronësinë dhe do të përdoren vetëm nga kompania Meta, duke përfshirë 22% të të gjithë tregut të internetit. Sipas mediave të huaja kabllot do të shtrihen nga Bregu Lindor i SHBA-së në Indi përmes Afrikës së Jugut pastaj nga India përmes Australisë në Bregun Perëndimor të SHBA-së./E.P/