Gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu
Lokale

Gjashtë vjet nga vdekja e veprimtarit Jonuz Musliu

18.Jan.2024 10:28
0

Sot u mbushën gjashtë vjet prejse u nda nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare, Jonuz Musliu. 

Ai ishte kryetar i Kuvendit të Komunës së Bujanocit dhe Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

I lindur në vitin 1959, Musliu ishte i burgosur politik, ndërsa ka drejtuar Këshillin Politik të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, një formacion i kryengritësve shqiptarë që luftonin për liri në Luginë. 

Pas përfundimit të konfliktit, në pranverën e vitit 2001, me ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar, Musliu themeloi Lëvizjen e Progresit Demokratik dhe u përfshi në jetën politike në Luginën e Preshevës.

Kontributi i tij në UÇK, TMK, UÇPMB, e më pas në politikë, ka qenë i pazëvendësueshëm.

Jonuz Musliu vdiq në moshën 58-vjeçare. /rtk/

Vuçiq: Kosova do anulojë transaksionet e pagesave me Serbinë
Familja kosovare në Zvicër ankohet për mykun në banesë, thotë se po ua sëmurë vajzën 16-muajshe
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration