Gazetarë nga Danimarka vizitojnë zyret e Alternativës në Preshevë
Lokale

Gazetarë nga Danimarka vizitojnë zyret e Alternativës në Preshevë

19.Jan.2016 19:47
0
Kriza e refugjatëve nga Lindja e Mesme, fluksi i madh i tyre që po kalojnë nëpër komunën e Preshevës, nxiti interes tek një grup gazetarësh të televizione dhe gazetave nacionale të Danimarkës të vizitojnë këtë komunë.

Gazetarët danezë patën një takim edhe me subjektin e ri politik të Luginës së Preshevës, Alternativa për Ndryshim.

“Takimi u shfrytëzua për njoftim të ndërsjellë, ku Alternativa si nikoqire e takimit paraqiti qëndrimet e veta rreth çështjes”, thuhet në një njoftim të kësaj partie në faqen e tyre zyrtare në facebook.

Në njoftim gjithashtu thuhet se u bisedua edhe për mikpritjen që popullata lokale tregoi mikpritje ndaj refugjatëve.

“Kryetari Arifi shpjegoi se kjo mikpritje është në vijë të plotë me traditën shqiptare. Fatkeqësisht, kjo mikpritje nuk mund të ndërlidhet me qeverisjen lokale e cila ka shfaqur një painteresim total që nga fillimi i kësaj krize dhe se keqmenaxhimi i komunës ka dal në pah edhe më shumë me ardhjen e refugjatëve”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Alternativa thotë se mysafirët nga Danimarka e cilësuan jashtëzakonisht efikas programin e përgjithshëm politik dhe idetë zhvillimore.

“U ndërtuan raporte për një komunikim të rregullt dhe u sigurua një qasje më aktive të paraqitjes mediatike të çështjeve të shqiptarëve në rajon. Sipas gazetarëve të pranishëm, komuna e Preshevës nuk i kishte pranuar në takim që e forcon edhe më shumë izolimin mediatik në të cilin është futur komuna jonë”, thuhet në fund të njoftimit të Alternativës për Ndryshim./Titulli.com/

Punësimi në Bujanoc dhe Preshevë në rënie të vazhdueshme, gratë nuk arrin as 20%
Tre vjet nga heqja e lapidarit në Preshevë, a u manipulua ideali kombëtar...? (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration