Liderët “ikën” nga protesta (foto & video)
Lokale

Liderët “ikën” nga protesta (foto & video)

21.Jan.2013 11:42
0
(i plotësuar 13:27) Në Preshevë përfundoi protesta e paralajmëruar dje në konferencë për shtyp nga liderët politik, të cilët sot nuk “guxuan” të paraqiten para popullit. Një letër me kërkesa në emër të grupit të unitetit të liderëve shqiptar u lexua nga drejtuesja e programit, kurse në momentin që ajo kërkoi shpërndarje në mënyrë të qetë, qytetarët filluan të fishkëllejnë duke kërkuar liderët që ata të dalin dhe të japin llogari para popullit. Përndryshe në protestë,  përveç këngëve patriotike dhe pankartave ku kërkohej nga Serbia të mos shkel të drejtat e njeriut, u vendos edhe një pano që i drejtohet edhe politikanëve që nuk kanë mbajtur premtimet e tyre. Në mesin e këtyre 10 urdhëresave të popullit ishin edhe ato, si “Mos rrej”, “Mos luaj me gjakun tim”, “Mos mi prekë dëshmorët”, “Mos ha në emër të popullit”, etj. Gjatë ditës së djeshme Titulli kishte arritur të mësoj se protesta mund të marrë kahje tjetër, gjë edhe e cila ndodhi, pasi që politikanë të cilët morën përgjegjësi për vendosjen e pllakës përkujtimore nuk mbajtën premtimin, të paktën atë moral që e kishin premtuar vet, dorëheqjen e parevokueshme. Vlen theksuar se qytetarët u shpërndanë të qetë në vendbanimet e ndryshme të Luginës, nga edhe kishin ardhur për të marrë pjesë në këtë protestë paqësore/Titulli.com/ http://youtu.be/eWtqWuU3d54 http://youtu.be/U2IcYsyDgI8

protesta-presheve9

************************************************************************************************************************************************************************************* (i plotësuar 12:26) Numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestë gjithnjë shkon duke u rritur dhe tani në këtë protestë po marrin pjesë me mijëra qytetarë shqiptar. Protestuesit po presin edhe fjalimet e liderëve të cilët e kanë ftuar protestën pas heqje së lapidarit të UÇPMB-së. http://youtu.be/63W7yU6DsNQ

protesta-presheve7 ****************************************************************************************************************************************************************************************

(i plotësuar 12:07) Me qindra qytetarë janë grumbulluar në sheshin e Preshevës për të protestuar kundër heqjes së lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së. Siç raporton Titulli në këtë protestë përveç qytetarëve nga Presheva dhe Bujanoci po merr pjesë i tërë spektri politik, familjarët e dëshmorëve dhe përfaqësuesit e OVL-së së UÇPMB-së si dhe krerët fetarë të Luginës. Në Preshevë momentalisht nuk ka forca të xhandarmërisë, përveç policisë lokale e cila po rregullon komunikacion, duke mos lejuar makinat të shkojnë në drejtim të sheshit të Preshevës ku po mbahet protesta./Titulli.com/

presheva-proteste5

presheva-protest6

************************************************************************************************************************************************************************************** Në sheshin e Preshevës ku mëngjesin e djeshëm u hoq lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së ka filluar grumbullimi i qytetarëve për të protestuar Protesta është paralajmëruar për të filluar në orën 12h, ndërsa momentalisht në shesh ka filluar grumbullimi i qytetarëve. Ndërkohë në një prononcim për RTK-në kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa iu ka bërë thirrje qytetarëve për maturi./Titulli.com/

presheve-protesta2

presheva-protesta3

presheva-protest4

"Po dëgjoni radio Preshevën"
Reagime nga diaspora shqiptare
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration