“Gati” lundrimi me anije nëpërmjet Luginës, të interesuar Rusia, Kina e Gjermania
Lokale

“Gati” lundrimi me anije nëpërmjet Luginës, të interesuar Rusia, Kina e Gjermania

30.Nov.2012 19:15
0
[caption id="attachment_43717" align="alignleft" width="274"] Foto ilustrim[/caption] Ministri i Burimeve Natyrore, Minierave dhe planifikimit hapësinorë të Qeverisë Serbe , Milan Baceviq, deklaroi se ekziston një interesim shumë i madh i investitorëve të huaj për ndërtimin e rrugës lundruese Danub-Moravë-Vardar, për të cilën Serbia pret tash e 100 vite. Sipas Ministrit Baceviq, ministria e tij është duke negociuar krijimin e kushteve për përgatitjen e planeve hapësinore dhe  mbështetjes financiare. Sipas tij, interesim të madh për tu përfshirë në projekt po tregojnë vendet si Rusia, Kina, Gjermania, Maqedonia dhe Greqia. [caption id="attachment_43718" align="alignright" width="300"] Ministri i Burimeve Natyrore, Minierave dhe planifikimit hapësinorë të Qeverisë Serbe , Milan Baceviq[/caption] "Ky është projekti më i madh që Serbia mundet të llogarisë për disa dekada dhe projekti më i madh që Serbia mundet ta realizojë. Lidhur me përgatitjet e dokumentacioneve të planifikimit hapësinor, mendojë që kjo ministri do ti ketë të gatshme kah mesi i vitit të ardhshëm" - deklaroi Ministri për gazetën serbe Kurir. Sipas ministrit, deri në fund të vitit 2013-të do të përfundojnë bisedimet me shumë investitorë potencial. "Shpresojë në rezultate pozitive të këtyre bisedimeve pikërisht sepse në to është inkuadruar direkt edhe Presidenti Tomislav Nikoliq" -tha në fund  Baceviq.   E kujt ishte ideja për kanalin ujor nëpër Luginë? Por vlen të theksohet se ideja e hapjes se kanalit ujor nëpër Luginën e Preshevës nuk ka lindur sot. Ajo ishte propozuar nga Amerikanët qysh më 1909 nëpërmjet Konsullit të tyre në Konstantinopojë z.John Luishman, i cili e kishte botuar në të përjavshmen diplomatike US.Trade and Consular Reports. Sipas Memorandumit që Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar i kishte dërguar Sekretares Amerikane të shtetit zonjës Klinton me datë 22 shkurt 2012 SHBA gëzon të drejtën e shfrytëzimit të Luginës së Preshevës (përdorimin e territorit të saj) për hapjen e kanalit ujor Morava-Vardar. Këtu kemi Marrëveshjen Ruso-Amerikane të vitit 1913 dhe dokumentacionet e letërkëmbimeve diplomatike të viteve 1909/20 mes Qeverisë Serbe, Amerikane dhe Turke ku tregohet se Asociacioni Amerikan i hapjes së kanaleve ujore me seli në Nju Xhersi i ishte dhënë me koncesion territori ku do të hapej kanali ujor. Ky Asociacion e kishte dizajnuar dhe emëruar projektin me titull: Linja e gravitetit të ekonomisë evropiane në drejtim me Suezin. Kjo ide gjithashtu është propozuar së fundi edhe nga Instituti i njohur Schiller me seli ne Frankfurt të Gjermanisë. Në fjalimin e Konferencës vjetore të partisë në Frankfurt mbi Majn  Helga Zepp-La Rouche , themeluese e Institutit Schiller dhe e Lëvizjes së të Drejtave të Solidaritetit BUSO mbajti një fjalim ku prezantojë programin e saj të zhvillimit të ri evropian. Zonja La Rouche , në programin e saj për një <mrekulli ekonomike evropiane> ka përfshirë edhe hapjen e kanalit ujor mes Moravës dhe Vardarit duke krijuar një rrugë krejtësisht të re ujore transportuese që do ta ngjallte ekonomikisht rajonin e Evropës Jug-Lindore. Sipas saj , kjo rrugë do të përjashtonte mija kilometra lundrim mes për mes Mesdheut duke lidhur Evropën kontinentale direkt me portin e Selanikut dhe kanalin e Suezit./Titulli.com/ [caption id="attachment_43715" align="aligncenter" width="544"] Plani Amerikanë i kanalit ujor që kalon nëpërmjet territorit të Luginës i propozuar në vitit 1909[/caption]
Lugina ulë numrin e banorëve në Serbi?
Ndihmohen bizneset private në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration