Garda e Ohajos në Bujanoc, gati për investim në objektet arsimore (Foto)
Lokale

Garda e Ohajos në Bujanoc, gati për investim në objektet arsimore (Foto)

07.May.2015 15:03
0

Pjesëtarët e Gardës së Ushtrisë Amerikane nga shteti i Ohajos së SHBA-së me në krye atasheun ushtarak pranë ambasadës së SHBA-së në Beograd, BlekBurn Taft, si dhe të Ushtrisë së Serbisë, të enjten kanë qëndruar në Bujanoc.

Gjatë qëndrimit të delegacionit amerikan në këtë qytet të Luginës, është zhvilluar një takim me kryetarin e Komunës së Bujanocit Nagip Arifi. 

Atasheu ushtarak i SHBA-së në Beograd, Ralf Taft Blekburn, pas takimit me të parin e komunës tha se ndihet i kënaqur për bashkëpunimin që do të ketë në projektin që do të realizohet në këtë komunë. 

“Jemi mirënjohës që sot keni nda kohë të bisedojmë për projektin e përbashkët trepalësh në mes të Komunës së Bujanocit, Ushtrisë së Republikës së Serbisë si dhe Gardës kombëtare të shtetit Ohajo”, u shpreh atasheu amerikan Ralf Taft Blekburn. 

Delegacioni ushtarak amerikan dhe serb, pas takimit me Nagip Arifin, kanë vizituar dy objektet e çerdhes së fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe shkollën e muzikës në Bujanoc. 

Garda e Ushtrisë Amerikane nga shteti i Ohajos, në projektin në fjalë, për renovimin e kopshtit të fëmijëve “Gëzimi Ynë” dhe shkollën e muzikës në Bujanoc, do të investojë 300 mijë euro.

Punimet pritet të fillojnë në muajin gusht dhe kjo do të jetë faza e parë, ndërsa siç ka mësuar portali informativ Titulli.com, në fazën e dytë ai do të vazhdojë edhe me renovimin e katër apo pesë objekteve të shkollave.

Koordinues i punëve do të jetë brigada e katërt e këmbësorisë së Ushtrisë së Serbisë nga Vranja, me gjeneral brigade Zoran Llubura. /Titulli.com/

Forumi i biznesit Kosovë-Serbi, pjesëmarrëse edhe Lugina
Asfalt edhe në malet e Tërnocit (Foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration