Gara e parë konotazh në tërë Moravën e Jugut, Bujanoci pjesë e këtij aktiviteti
Lokale

Gara e parë konotazh në tërë Moravën e Jugut, Bujanoci pjesë e këtij aktiviteti

07.Jul.2016 15:00
0
Prej 17 deri 26 korrikut, do të mbahet në 232 kilometra e gjatë gara konotazhe "Morava Jugore", e cila do të realizohet në tërë Moravën e Jugut, nga Bujanoci deri në Varvarinë, në të cilën do të garojnë 300 pjesëmarrës.

Realizatori i projektit është Detashmenti i Kanotazhit Zaviçaj 1093 nga Vraja, anëtarët e të cilët do të kontrollojnë bregun e majtë dhe djathtë të Moravës së Jugut, në mënyrë që të vërtetohet gjendja e tyre dhe shkalle e pyllëzimit, përkatësisht pjesa e mbrojtur e bregut, shkruan juznevsti.

Projektin e financon dhe e përkrah Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Serbisë, dhe të gjitha informacionet e marra do të jenë të qasura Sektorit për Situata të Jashtëzakonshme të kësaj ministrie, ndërsa secila komunë do të rregulloj dokumentacionin e përgaditur për pjesën e vet të bregut.

Në vendet ku pjesëtarët e konotazhit do të ndalen, do të mbahet prezantimi i garuesëve, ku banorët do të kenë mundësi të njihen me mënyrën e punës së garuesve, si dhe me kushtet e nevojshme për formimin e detashmenteve të reja në mjediset ku ato nuk egzistojnë.   

Gjatë kanotazhit garuesit do të vizitojnë Vrajën, Leskocin, Nishin dhe Krushevcin, si dhe komunat Bujanoc, Vrajska Banjë, Vlladiçin Han, Vlasotincë, Gaxhin Han, Palilulë, Cërveni Kërst, Dolevac, Aleksincë, Gjigjevcë, Razhanj dhe Varvarin.

Festivali Ndërkombëtar "Ekspo Stil Arki ASA" Edicioni 5 në Bujanoc
Serbët bëjnë shaka me idenë e Jonuz Musliut për ngritjen e përmendores së Skënderbeut në Nish
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration