Futbollisti nga Bukuroca po i mahnitë menaxherët Evropian (video)
Talenti i futbollit Fitim Ramadani nga Bukuroca e Preshevës me paraqitjet e tij po mahnitë menaxherët Evropian.Lugina e Preshevës vazhdon të nxjerrë “ambasadorë”, kur bëhet fjalë prë futbollin. Është talenti Fitim Ramadani i cili po mahnitë me paraqitje e tija menaxherët e futbollit Evropian. Nga 18 maji i vitit 2012 është transferuar në Austri te klubi Altach, duke luajtur për të rinjtë e kësaj skuadre. Fitimi ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me 40 gola në 41 ndeshje.
Një talent shqiptar i futbollit po rritet në Austri. Bëhet fjalë për Fitim Ramadanin, nga Bukuroca, por i lindur më 28 tetor 1999 në Heerbrugg të St. Gallen në Zvicër.
Hapat e parë të futbollit i ka hedhur në moshën 5-vjecare në klubin e vogël FC Berneck në Zvicër, ndërsa nga 18 maji i vitit 2012 është transferuar në Austri te klubi Altach, duke luajtur për të rinjtë e kësaj skuadree.
“Ne jetojmë në Zvicër por Fitimi stërvitet në Austri. Jemi 20 km larg qytetit dhe klubit Altach, ku djali është anëtar nga viti 2012. Për momentin aktivizohet me ekipin U16 a të Altach”, thotë për RTV Presheva babai i Fitimit, Agnani, i cli është edhe ndihmës trajner te Altach.
Ai tregon se djali i tij është ndër shënuesit më të mirë në ekipin e U16 të Altach. Fitimi ishte golashënuesi më i mirë i ekipit me 40 gola në 41 ndeshje, ndërsa aktualisht është i treti në renditjen e shënuesve më të mirë. Ai sot mbushë 15 vjet dhe pritshmëri e trajnerëve janë të mëdha, pasi për momenti janë për shërbimet e tij janë interesuar shumë klube Evropiane.
Megjithatë, prindi i Fitimit thotë se djali i tij, nuk ka dilemë se për cilën kombëtare në të ardhmen mund të luaj, ajo është Shqipëria dhe sipas tij nuk vihet në diskutim ndonjë kombëtare tjetër.
Idhulli i Fitimit është futbollisti i Borussia Dortmund, Marco Reus, ndërsa ëndrra e tij është që një ditë të luaj për ndonjë klub të madh evropian./Titulli.com/