Ftohen pakicat për punë praktike në istitucionet shtetërore të Serbisë
Lokale

Ftohen pakicat për punë praktike në istitucionet shtetërore të Serbisë

07.Nov.2014 15:29
0
Hapet konkurs për programin për punë praktike për të rinjtë"“ pjesëtarë të pakicës nacionale shqiptare, boshnjake dhe rome në istitucionet shtetërore në Serbi.

Qëllimi i këtij programi është që të i`u mundësohet pjësëtarëve të pakicave nacionale pjësëmarrje në jetën publike të Republikës së Serbisë. Të rinjëve nga nacionaliteti dhe nga dituritë e ndryshme akademike do të i`u mundësohet që për së afërmi të njoftohen me punën e institucioneve shtetërore për qëllim të rritjes së mundësisë për punësim në administratën shtetërore të Republikës së Serbisë për pjesëtarët e pakicave nacionale. Ky program parasheh përzgjedhjen e dhjetë (10) kandidatëve, të cilët do të kryejn praktikën për gjashtë muaj (6) në institucione shtetërore.

Kushtet:

Kandidatët duhet t`i plotësojnë kushtet në vijim:

- Të kenë të mbaruar arsimimin e lartë nga sfera e shkencës juridike ose nga sferat tjera shkencore rrespektivisht profesionale të shkallës së dytë (studimet akademike – master, studimet e specializimit, studimet e specializimit profesional), rrespektivisht të ndodhen në studimet themelore në periudhë më së paku 4 vjeçare ose të jenë student të vitit të fundit të studimeve të shkallës së dytë, rrespektivisht në vitin e 4 të studimeve në sferën e shkencave juridike ose në sferat tjera shkencore-profesionale në kuadër të sferës arsimoroshkencore në fushën e shkencave shoqëroro-humaniste; 

- Të kenë njohuri aktive të gjuhës serbe;

- Të jenë shtetas të Republikës së Serbisë;

- Të jenë shumë të motivuar, komunikativ, kreativ dhe profesional në raport me punën.

 

Paraqitja: 

- Formularin aplikues – kandidatët e interesuar duhet t`a plotësojnë formularin aplikues të shpallur në ueb faqen e Zyrës për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave www.ljudskaprava.gov.rs, si dhe të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë www.kt.gov.rs.

Formularit aplikues është e nevojshme t`ia bashkangjitni:

- letrën motivuese

- fotokopjen e vërtetuar të diplomës mbi arritjen e arsimimit të lartë nga sfera shkencore juridike ose nga sfera profesionale në kuadër të sferës arsimoro-shkencore në fushën e shkencave shoqëroro-humaniste të studimeve të shkallës së dytë (studimet akademike – master, studimet e specializimit, studimet e specializimit profesional), rrespektivisht të studimeve themelore në periudhë më së paku 4 vjeçare, ose origjinalin apo fotokopjen e vërtetuar të vërtetimit mbi arritjen e arsimit të lartë në studimet e shkallës së dytë, rrespektivisht në studimet themelore me kohëzgjatje më së paku 4 vjeçare nga sfera shkencore juridike ose nga sfera profesionale në kuadër të sferës arsimoro-shkencore në fushën e shkencave shoqëroro-humaniste (për kandidatët të cilët kanë diplomuar, rrespektivisht kan përfunduar fakultetin) 

- origjinalin ose fotokopjen e vërtetuar të vërtetimit mbi regjistrimin e vitit të fundit të studimeve të shkallës së dytë nga sfera shkencore juridike ose nga sfera profesionale në kuadër të sferës arsimoro-shkencore në fushën e shkencave shoqëroro-humaniste (studimet akademike – master, studimet e specializimit, studimet e specializimit profesional), rrespektivisht vërtetimin mbi regjistrimin e vitit të 4 të studimeve themelore nga sfera shkencore juridike ose nga sfera profesionale në kuadër të sferës arsimoro-shkencore në fushën e shkencave shoqëroro-humaniste (për kandidatët të cilët janë ende student).

- origjinalin ose fotokopjen e vërtetuar të shtetësisë së Republikës së Serbisë.

Dokumentacionin e lartëpërmendur duhet t`a dërgoni me post ose t`a dorëzoni në zyrat për pranim (çdo ditë pune nga 7.30 deri 15.30):

Zyra për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave
Bulevar Mihajlla Pupina nr. 2
11 070 Novi Beograd

 

me shënim – „Programi për punë praktike për të rinjët – pjesëtarë të pakicave nacionale në institucionet shtetërore në Serbi“, më së voni deri më 17 nëntor të vitit 2014.

 

Aplikimet dhe dokumentacionet dërguara për paraqitje të cilat janë jo të plota, të papërshtatshme dhe të vonëshme nuk do të shqyrtohen. Zgjedhja e kandidatëve të cilët i plotësojnë kushtet formale do të kryhet në bazë të aplikimeve të dorëzuara dhe bisedave me kandidatët. Koha dhe vendi i intervistës do t'i komunikohet vetëm për ata kandidatë të cilët hynë në përzgjedhje të ngushtë. 

Kandidatët e përzgjedhur do të nënshkruajnë kontratë me Zyrën për Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, në të cilën kontratë do të jenë të potencuara të drejtat dhe detyrimet e tyre. Të gjithë kandidatët e zgjedhur do të marrin pagë mujore për punën e tyre. Ftohen kandidatet e gjinisë femrore të marrin pjesë në këtë konkurs.. 

Të gjitha informacionet shtesë në lidhje me programin mund të i merrni me thirrje në nurmrin e telefonit: 011/22-506-59, 011/22-506-74, 062/80-55-010 ose përmes postës elektronike: internship@ljudskaprava.gov.rs.

Beqiri ftesë publike për procesin paszgjedhorë të KKSH-së
Babai i "Lleshit" selam Beogradit: Kurrë mo në fshat mos t'ju shof (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration