Forumi i Beogradit për Siguri, TITULLI nga Bujanoci partner zyrtar medial
Forumi i Beogradit për Siguri me temën "Ndërtimi i ardhmërisë së përbashkët në kohën e pasigurisë" do të bahet nga 11-13 tetori në të cilin do të marrinë pjesë 120 folës në 21 diskutime me 700 pjesëmarrës.Në këtë forum do të flasin presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, drejtori i delegacionit për bisedime me BE, Kristijan Danijelson, zëvendësja e sekretarit gjeneral të NATO-së Rouz Gotemeler e shumë personalitet tjera.
Temat qendrore do të jetë ardhmëria e Bashkimit Evropian dhe perspektiva e Ballkanit, bashkëpunimi Serbi dhe NATO dhe dialogu Beograd-Prishtinë.
Ky është organizimi i shtatë me radhë nga Forumi i Beogradit për Siguri në partneritet strategjik me Fondacioni për Shoqëri të Hapur, Qendrën për Studime Evropiane, Fondacionin Robert Bosh, Fondi e Ballkanit për demokraci, Fondin Marshall Gjerman dhe Fondin Evropian për Ballkan.
Ky aktivitet ka filluar në vitin 2011 dhe mbahet një herë në vit me pjesëmarrës të përfaqësuesve politik, civil e korit diplomatik nga vendet e Ballkanit dhe vende të ndryshme të botës.
Portali Informativ-TITULLI është partner medial zyrtar i Forumit të Beogradit për Siguri për të katërtin vit me radhë dhe mbetet i përkushtuar në pjesëmarrjen e organizimeve të mëdha kombëtar dhe ndërkombëtare./Titulli.com/