Lokale
Forum i Gruas, për të mbrojt të drejtat e të shpërngulurve nga Lugina
[caption id="attachment_45221" align="aligncenter" width="576"] Mbledhja e këshillit inicues për formimin e Forumit të Gruas në kuadër të shoqatës "Vatra"[/caption]
"Duke parë se interesat e gruas po shkelen, e në veçanti të gruas së dëbuar nga Kosova Lindore, e cila ka mbetur e anashkaluar në proceset zhvillimore, me iniciativën e disa aktivisteve të “Vatrës”, lindi ideja e formimit dhe të forumit të gruas"
Kështu njofton shoqata me seli në Gjilan të Kosovës e cila rreth vetes mbledhë një numër kë konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë që janë shpërngulur nga Lugina e Preshevës.
Forumi i Gruas së “Vatrës” do të angazhohet për kërkimin e të drejtave të grave shqiptare të Luginës, çështjeve të pazgjidhura të shqiptarëve të mbetur jashtë kufijve të Kosovës dhe Shqipërisë si dhe do të ketë edhe qëllime humanitare”, shkruan Saranda Krasniqi nga këshilli iniciues i përbërë nga 21 anëtarë.
Forumi në formim e sipër, ka hapur edhe një faqe në rrjetin social facebook në të cilin mund të shihen aktivitetet si dhe mundësitë e kontributit në “Vatër”.
Në kuadër të shoqatës “Vatra” e cila vepron që nga viti 2005, funksionon edhe sektori i të rinjve./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!