Forcohet me dy këshilltarë koalicioni qeverisës në Bujanoc ?
Lokale

Forcohet me dy këshilltarë koalicioni qeverisës në Bujanoc ?

28.Aug.2012 02:21
0
Dy këshilltarë të Partisë Përparimtare Serbe (PPS) në kuvendin komunal të Bujanocit së shpejti do të jenë pjesë e bashkëqeverisjes shqiptaro-serbe. Siç ka mësuar Tanjug, deputeti popullor Dragan Nikolliq, shef rajonal i përparimtarëve, dhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, vetëm se kanë pas biseda rreth koalicionit, raporton Titulli. “Informata është e saktë, vetëm se bisedimet për hyrjen tonë në koalicionin qeverisë janë ende duke vazhduar”, ka thënë Nikolliq. Ai ka shpresuar se bisedimet në mes të dy palëve do të përfundojnë në mënyrë të suksesshme, pasi që PPS është partner i pëlqyeshëm  nga të gjithë. “Të gjithë ata që sot mendojnë në mënyrë të kuptueshme dhe racionale, na dëshirojnë neve për partner, pasi që vlerësojnë  se ne, me kapacitetin tonë, mund ti kontribuojmë punës më të suksesshme të çdo vetëqeverisje lokale, dhe kjo donë të thotë një jetë më cilësore për qytetarët”, ka thënë deputeti i PPS Dragan Nikolliq. Bisedimet për hyrje të dy këshilltarëve serb në koalicionin qeverisës në Bujanoc e ka konfirmuar edhe Nexhat Behluli, nënkryetar i Partisë Demokratike. “Inkuadrimi edhe i dy përparimtarëve në koalicionin tonë, para së gjithash donë të thotë një qeverisje më e fortë dhe stabile”, ka thënë Behluli. Një paralajmërim për bisedime dhe mundësi të bashkimit me pozitën apo opozitën e patë thënë për Titullin Nenad Mitroviq, këshilltarë në kuvendin Komunal të Bujanocit nga radhët e Partisë Përparimtare Serbe të Tomisllav Nikolliqit. Subjekti i tij, i cili që nga përbërja e re ishte pjesë e opozitës, të mërkurën (22 gusht), patë deklaruar për Titullin se pritet që brenda disa ditëve të fillojë bisedimet me Partinë për Veprim Demokratik e cila gjithashtu është në opozitë. Mirëpo, ai po ashtu pat theksuar se bisedime ka zhvilluar edhe me Partinë Demokratike të Nagip Arifit, dhe shtoi se atje ku përfaqësohen interesat e Partisë Përparimtare Serbe, me atë do të përfshihet në  koalicion. Kuvendi Komunal në Bujanoc ka gjithsejtë 41 këshilltarë, prej të cilëve 21 janë të koalicionit qeverisës. Partia Demokratike e Nagip Arifit 12 këshilltarë, GQ “Stojanca Arsiq” 5 këshilltarë dhe “Koalicioni për Bujanocin” 4 këshilltarë (tre të PD-së së Boris Tadiqit dhe një i PSS-së së Ivica Daciqit). Në opozitë janë gjithsejtë 20 këshilltarë: Koalicioni paszgjedhor shqiptarë ka 17 këshilltarë (PVD 8 këshilltarë, LPD 6 dhe UDSH 3 këshilltarë), Partia Përparimtare Serbe e Tomisllav Nikolliqit 2 këshilltarë, dhe një këshilltarë nga Partia Demokratike Shqiptare – Sali Salihu, i cili ka lëshuar koalicionin paszgjedhorë të opozitës shqiptare. Nëse arrihet zgjerimi i koalicionit, atëherë qeverisja lokale në Bujanoc do të ketë 23 këshilltarë, për dallim nga 21 që ka tani./Titulli.com/
As Osllara nuk i shpëtoi zjarreve
Zjarret në Bujanoc ishin të qëllimshme
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration