Lokale
Fondi për Luginën javën e ardhshme
Javën tjetër është vendosur mbajtja e mbledhjes së përbashkët në Prizren të Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kjo është konfirmuar edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka nënvizuar se kjo mbledhje e përbashkët d otë mbahet në javën e dytë të këtij muaji.
Përveç një strategjie të përbashkët për bashkëpunimin konkret mes Shqipërisë dhe Kosovës në shumë fusha, në mbledhjen e parë të kabinetit Rama dhe Thaçi do të përcaktohet edhe një fond i përbashket për Luginën e Preshevës.
Sa do të jetë fondi që secila prej Qeverive shqiptare do të përcaktojë për tre komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, mësohet se do të përcaktohet në mbledhjen e Prizrenit.
Projektet e deklaruara për këto fonde janë ngritja e një materniteti dhe një shkolle atje, premtime të bëra edhe gjatë fushatës elektorale nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Fondi që është i pari që qeveritë shqiptare japin për Luginën e Preshevës është mirëpritur me reagime entuziaste nga drejtuesit lokal të Preshevës. Ai është konsideruar prej tyre i vonuar, por i mirëseardhur, duke kërkuar që ai të jetë i rregullt.
Analistët kosovarë e kanë cilësuar pozitiv angazhimin e qeverisë shqiptare dhe asaj kosovare, por nuk kanë hezituar të heqin vijë paralele mes ndihmës që Serbia jep në veri të Kosovës./Titulli.com/
___________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/nDMCSCn7Yyc
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!