Fitër Bajrami do të falët në ambient të hapur në Tërnoc
Për herë të parë në komunën e Bujanocit përkatësisht në fshatin Tërnoc i madh organizohet falja e namazit të Fitër Bajramit në ambient të hapur.Ky manifestim fetarë mbahet në stadiumin e fshatit Tërnoc dhe ligjërues do të jenë imamët e tre xhamive të fshatit, shkruan Titulli.com.
Iniciatorë të faljes së namazit të Fitër Bajramit në ambient të hapur ishin të rinjtë si dhe këshilli i xhamisë së mesme.
Falja e namazit të Fitër Bajramit do të bëhet në orën 5 e 40 të mëngjesit përderisa programi i përgatitur nga organizatorët fillon që nga ora 5.00.
Për dallim nga namazi i Fitër Bajramit falja e namazit të sabahut bëhet në ora 4:20 në mëngjes në xhamitë e fshatit.
Në njoftimin e lëshuar nga këshilli organizativ i xhamisë së mesme paraqitet edhe programi i manifestimit të Fitër Bajramit.
Në ora 5:00 fillojnë ligjëratat nga Vesim ef. Avdiu
Në ora 5:15 ligjëratë nga Nexhmedin ef. Saqipi
Në ora 5:40 falja e namazit të Fitër Bajramit nga Sevder ef. Bajrami
Ligjërata e Hytbes do të mbahet nga Sulejman ef. Fejzullahu
Këshilli organizativë në fund të njoftimit të lëshuar uron të gjithë qytetarët për festën e Fitër Bajramit si dhe i fton ata që të i bashkohen faljes së namazit në ambient të hapur. /Titulli.com/