Fismir Jahiu: Komuna e Bujanocit në fazën e parë të informimit edhe atë ajo të plotë
Sipas statistikave të disa organizatave të cilat janë bërë deri në vitin 2016 rezulton se niveli i transparencës është i kënaqshëm në bazë të indikatorëve të cilët i kanë bërë këto organizata mirëpo ndonjëherë ekzistojnë disa probleme që ndoshta përmes indikatorëve nuk është e mundur të shihen kështu u shpreh për Titulli.com Fismir Jahiu, aktivist i shoqërisë civile në Bujanoc.Ai mendon se transparenca nuk përfundon vetëm me informim që është prezantuar si një nga instrumentet e matjes ndërsa në këtë fazë janë jo vetëm Bujanoci por edhe në komunat tjera e të mos flasim për fazën e fundit e cila është participimi partneritetit me partneritet.
“Transparenca nuk përfundon vetëm me informim, transparenca është atëherë kur përveç informimit kemi edhe seanca këshillimore në të cilat përfshihen edhe organizata joqeveritare para se të merret ose të hartohet ndonjë dokument për të kaluar në fazën tjetër e cila është pjesëmarrja direkt në grupe punuese”, theksoi Jahiu.
Mungesë informimi sipas Jahiut ka edhe në prokurimet publike ku pothuajse as një vendim ose vendime të pakta janë publikuar.
“E njëjta ndodh edhe me buxhetin ku duhet të ekzistonin buxhetet e miratuara dhe përfundimtare për secilin vit që së paku të mund të bëhet një krahasim si psh vitin 2012 me atë 2017 këto duhet të përfshihen në ueb faqen e re të komunës”, u shpreh Jahiu.
Jahiu tha se komuna e Bujanocit ndodhet në fazën e parë të informimit edhe atë jo të plotë./Titulli.com/