Financohen 4 studentë me 30 mijë dinarë në muaj që studiojnë në Bujanoc
Lokale

Financohen 4 studentë me 30 mijë dinarë në muaj që studiojnë në Bujanoc

06.Nov.2023 09:19
0

Komuna e Bujanocit do të financojë përmes Trupit Koordinues 4 studentë që studiojne në fakultetin ekonomik në Bujanoc.

Njoftimi i publikuar në Facebook nga komuna e Bujanocit:


NËNSHKRUHEN KONTRATAT PËR BURSAT ME STUDENTËT QË STUDIOJNË NË FAKULTETIN EKONOMIK TË SUBOTICËS

Kryetari i komunës së Bujanocit ka nënshkruar sot kontratat për bursa studentore me studentët që kanë përfituar të drejtën nga konkursi i shpallur më 23.03.2023 nga ana e Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Katër studentët përfitues të bursave do të financohen për 4 vitet e ardhshme, me kushtin që të mos e përsërisin vitin.

Shuma totale e bursës është 30.000,00 dinarë në muaj për tërë vitin akademik 2023/2024.

Ky është viti i dytë që Trupi Koordinues shpërndanë bursa, derisa vitin e kaluar gjashtë prej tyre ishin përfitues.

Daçiq synon të bëhet kryeministër i Serbisë, e fut nipin e Millosheviqit në listë zgjedhore
Përfaqësues të Këshillit Kombëtar Shqiptar takime në Tiranë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration