Fillon transmetimi i mësimit online për nxënësit fillorist në Luginë të Preshevës (orari)
Materialet e përgatitura për mësimin online për shkollat fillorë në në gjuhën shqipe në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë do të fillojë të transmetohet nga sot në RTV “Bujanoci”, RTV “Aldi” dhe RTV “Presheva”.
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka njoftuar se i njëjti material do të transmeton edhe online në kanalin zyrtar të këtij institucioni.
“Një punë e angazhim shumë i madh, por me qëllim fisnik i të gjithë të involvuarve në këtë proces, thuhet në njoftimin e KKSH-së.
Incizimi dhe prodhimi i materialit të mësimit online për nxënësit shqiptar është bërë nga RTV “Bujanoci”, medium me pronar nga Vraja dhe program në gjuhën serbe dhe atë shqipe në Bujanoc.
Më poshtë janë prezantuar oraret e transmetimit të orëve mësimore në televizionet lokale.