Fillon rinovimi i shkollës "Muharrem Kadriu" në Tërnoc (foto)
Në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc të komunës së Bujanocit kanë nisur punimet për lyerjen e këtij objekti, donacion i Bajram Kumovës, afarist shqiptar nga Turqia.
Punimet për rinovimin e kësaj shkolle i ka marrë përsipër kompania “Dekori” nga Tërnoci, ndërsa shkolla me pamje të re pritet të jetë gati në fillim të shtatorit, kur edhe fillon vitit i ri shkollor, raporton Titulli.
Bajram Kumova afarist në Turqi drejton ndërmarrjen “Kumovali Inshat”. Përveç këtij investimi në vendlindjen e të parëve të tyre edhe një grup tjetër biznesmenësh nga Turqia me prejardhje nga Tërnoci si dhe komuna e Bujanocit kanë arritur t’i sigurojnë dy vetura për transportin e kufomave për komunën e Bujanocit dhe Preshevës, të cilat janë në fazën e doganimit.
Gjithashtu këta biznesmen dorëdhënës do të ndërtojnë edhe objektin e sallës sportive në shkollën “Muharrem Kadriu” në lagjen e Strukarëve, si dhe një donacion do të japin për rinovimin ndërtesës së administratës komunale në Bujanoc.
Në fillimin e punimeve të sotme të financuar nga bashkatdhetari Kumova, prezantuan udhëheqësia lokale, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi si dhe kryetari i Bashkësisë Lokale të Tërnocit, Agim Haliti./Titulli.com/