Fillon projekti për personat me aftësi të kufizuara "Noti dhe shëndeti" në Preshevë
Shoqata e personave me aftësi të kufizuara në Preshevë ka filluar ta realizojë projektin "Noti dhe shëndeti".Në mbështetje të pronarit të pishinës Prinzeca, në gjatë këtyre ditëve ka filluar që një pjesë të anëtarëve të shoqatës një herë gjatë javës ti dërgojnë për not dhe rekreacion tek pishina.
“Ekipi i shoqatës dhe kujdestarët e anëtarëve tanë janë në gatishmëri për asistencë gjatë kohës sa ata qëndrojnë aty. Në emër të ekipit, anëtarëve dhe kujdestarëve të fëmijëve me aftësi të kufizuara falënderojmë pronarin e pishinës për mbështetjen në realizimin e këtij projekti”, thuhet në njoftimin e shoqatës.
Projekti do të zgjasë 3 muaj, ku çdo javë do ta shfrytëzojnë pishinën deri në përmbushjen e qëllimeve të përcaktuara nga profesionistët e shoqatës. /Titulli.com/