Fillon paraqitja e kërkesave për kthimin e TVSH-së për produktet për fëmijë
Lokale

Fillon paraqitja e kërkesave për kthimin e TVSH-së për produktet për fëmijë

02.Feb.2016 10:45
0
Shërbimi tatimor i Serbisë ka njoftuar se prej një deri më 17 shkurt mund të paraqiten kërkesat për rimbursimin e Tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) në blerjen e ushqimit dhe pajisjeve për foshnje, shkruan "blic", transmeton Titulli.com.

Kërkesat mund të paraqiten në njësinë përkatëse të Shërbimit tatimor sipas vendbanimit të paraqitësit të kërkesës.

Nga Shërbimi tatimor kanë përkujtuar që vlera e TVSH-së që rimbursohet është rritur për 1.10 dinarë, si dhe limitet që kanë të bëjnë neto ardhurat neto dhe pronën e prindërve, gjegjësisht kujdestarëve.

Për të plotësuar këtë të drejtë, njëri prej kushteve është që të ardhurat neto të prindërit, përkatësisht kujdestarit të foshnjës në vitin paraprak të jenë më të vogla se 1.012.766 dinarë.

Kushti i dytë është që prona e përgjithshme e prindërit, gjegjësisht kujdestarit, në të cilën paguhet tatimi në pronë të mos ketë kaluar vlerën 24.686.171 dinarë.

Ju kujtojmë se kërkesat për rimbursim të mjeteve mund të paraqesin prindërit për foshnjen deri në dy vjet.

Qytetarët e komunës së Bujanocit mund të paraqesin kërkesat në njësinë e Shërbimit tatimor republikan që gjendet në ndërtesën e komunës./Titulli.com/

Medvegjë: Vetëm një nxënës në krejt shkollën (video)
Arifi: Subvencionet për zhvillim ekonomik janë zvogëluar për tetë milionë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration