Lokale
Fillojnë punimet për zgjerimin e xhamisë në Tërnoc (foto)
Në xhaminë e cila gjendet në qendër të fshatit Tërnoc të komunës së Bujanocit, kanë filluar punime për zgjerimin e hapësirës që do të shërbente për kryerjen e lutjeve, sidomos të motrave myslimane.
Kryetari i këshillit të kësaj xhamie Fejzi Sabedini i ka thënë Titullit se përveç zgjerimit, ky objekt i xhamisë do të pajiset edhe me bibliotekë, hapësirë për mësim, zyre për personelin e xhamisë dhe gjithçka që i nevojitet një xhamie moderne.
“Punët kanë filluar, ndërsa disa kompani vullnetarisht na kanë ofruar shërbimet e tyre, gjë që e vlerësojmë shumë, mirëpo kemi nevojë për mjete financiare”, tha Sabedini, duke shtuar se çdo kush mund të kontribuojë në këto punime në bazë të mundësive që ka.
Zgjerimi i këtij objekti fetar ka qenë i nevojshëm për shkak të hapësirës së pamjaftueshme sidomos gjatë faljes së namazit të xhumasë, muajit të Ramazanit dhe festave fetare. Vlen theksuar se ky vendbanim shqiptarë posedon tre xhami.
Titulli ka arritur të sigurojë edhe planin se si do të dukej xhamia e mesme e Tërnocit pas këtyre punimeve./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!