Filloi me çiklistët aktiviteti "Ditët e diasporës" në Bujanoc
Në komunën e Bujanocit ka filluar aktiviteti "Ditët e Diasporës" dhe ditën e dielë me çiklistët duke shetitur në relacionin Bujanoc-Preshevë-Bujanoc.
"Për t'i nderuar bashkatdhetarët, këtij manifestimi iu janë bashkuar edhe klubet e çiklistëve nga diaspora, Presheva, Kamenica dhe Gjilani. Çiklistët do të shetisin në çdo vendbanim të komunës së Bujanocit dhe disa të Preshevës", thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit.
Ky është aktiviteti i parë në kuadër të "Ditët e Diasporës", sot vazhdon me ndeshjen mes KF Tërnoci dhe Diaspora, që do të zhvillohet me 31 korrik, duke filluar prej orës 20:30 në stadiumin e Tërnocit, kurse me 1 gusht përfundon me program kulturoro-artistik.
Ky organizim bëhet nën patronatin e komunës së Bujanocit.