Fikret Limani rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë
Lokale

Fikret Limani rizgjedhet kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë

09.May.2016 23:21
0
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë ka mbajtur zgjedhjet e reja duke zgjedhur anëtarët e rinj dhe për kryetar është rizgjedhur Fikret Limani, thuhet në njoftimin e lëshuar për media nga kjo bashkësi fetare.

Kjo është komunikata e plotë e lëshuar nga sektori për informim pranë Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë:  

Më datë : 05.05.2016 , e enjte , duke filluar nga ora 10,oo , Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë mbajti zgjedhjet për mandatin e ri katërvjeçar të anëtarëve të këtij institucioni fetar.

Zgjedhjet ishin të rregullta dhe kaluan në një atmosferë të qetë dhe të pëlqyeshme. Për 8 vendet në përbërjen e Këshillit të ri garuan 17 kandidatë , ndërsa sipas pozitë që gëzon në detyrën e tij,  kryeimami ,  Abdulla ef. Abdiu hyri me automatizëm , pa iu nënshtruar votimit si rezultat i pozitës që ka. Ai njëherësh ishte edhe në cilësinë e vëzhguesit të këtyre zgjedhjeve.

Në përfundim , pasi që numëroi votat e delegatëve në Kuvendin zgjedhor , Kryesia e punës konstatoi se kandidatët që morën më së shumti vota e që njëkohësisht u zgjodhën anëtarë të ri të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë , janë:

1). Fikret ef. Limani - 34 vota 2). Hfz. Llukman ef. Ibrahimi -34 vota , 3). Mehmet ef. Sahiti -  33 vota ,4). Arton ef. Alimi -33 vota , 5).Zekirja ef. Kurtishi -32 vota , 6).Bejtulla ef. Veseli - 31 vota , 7). Lulëzim ef. Hasani - 31 vota dhe 8). Agron ef. Halimi - 30 vota.

Pastaj pasoi procedura e votimit për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë në mandatin katërvjeçar. Pas publikimit të rezultateve zgjedhore nga ana Kryesisë së punës së Kuvendit zgjedhor,u konstatua se anëtarët e përbërjes se re të Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë , me shumicë votash për kryetar të këtij Këshilli  rizgjodhën kryetarin e deritanishëm , Fikret ef. Limanin. Kundër kandidat i tij ishte Zekirja ef. Kurtishi.

 Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë

Në Preshevë shënohet në mënyrë simbolike dita e Evropës
Arifi: Do t'i sjellim investimet e huaja në Preshevë, paraardhësit e mi e shkatërruan këtë komunë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration