Familjes Halimi nga Breznica i dorëzohet shtëpia e re
Lokale

Familjes Halimi nga Breznica i dorëzohet shtëpia e re

07.Sep.2012 23:44
0
Në fshatin Breznicë të komunës së Bujanocit sot është bërë dorëzimi i çelësave të shtëpisë familjes në nevojë, donacion i xhamisë së Arburgut dhe Lagentallit nga Zvicra, si dhe kontributit të vendasve

Familja pesë anëtarëshe Halimi sot ka hyrë në shtëpinë e re të cilën ia mundësuan bashkatdhetarët si dhe vendasit.

Muharrem Abazi, njeriu i cili u kujdes deri në ndërtimin e kësaj shtëpie falënderoi të gjithë kontribuuesit për ndërtimin e kësaj shtëpie, e posaçërisht dy xhamitë nga Zvicra të Arburgut dhe Lagentallit si dhe Muhamer Esatin. “Kjo familje ka jetu në kushte shumë të vështira, falë donatorëve është bërë ndërtimi dhe sot i dorëzuam çelësat te familja Halimi”, tha me rastin e prerjes së shiritit Muharrem Abazi, njëri prej iniciuesve për ndërtimin e shtëpisë, raporton TV Bujanoci. Ai shpjegoi se në dy xhamitë për të ndihmuar ndërtimin e shtëpisë janë grumbulluar  13.536 euro si dhe 7.738 euro nga banorët e Breznicës, Kosovës si dhe të fshatrave tjera të komunës së Bujanoci. Abazi shpjegon se i tërë investimi për të ndërtuar këtë shtëpi familjes në nevojë, ka kushtuar rreth 21.274 euro. Iniciatori theksoi se ky nuk është projekti i fundit pasi që në ditën e sotme është vendosur gurthemeli për ndërtimin e një tjetër shtëpie një familje me kushte të rënda të jetesës. Familja Halimi deri para ndërtimit të shtëpisë ka jetuarë në kushte shumë të vështira./Titulli.com/
Reagon Orhan Rexhepi, e sqaron Titulli
LDK: Të kërkohen të drejtat e Luginës nëse bisedohet për Veriun
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration