Familja Musliu nga Tërnoci kërkon solidaritet, kryefamiljari rrezikohet edhe me burgim
Lokale

Familja Musliu nga Tërnoci kërkon solidaritet, kryefamiljari rrezikohet edhe me burgim

05.Mar.2016 14:25
0
Familja e Halit Musliut prej nëntë anëtarëve nga Tërnoci i komunës së Bujanocit po përballet me vështirësi të mëdha ekonomike, sociale e cila jeton me mungesë të kushteve elementare për jetesë dhe tani e 35 ditë jeton edhe pa rrymë elektrike në shtëpi.

Këtyre ditëve familjes Musliu, iu ka shtuar edhe një brengë që sipas familjarëve, përfaqësuesit e distribucionit të rrymës (i kanë dërguar vërejtje për pagimin e borxhit të rrymës me vlerë afro 180 mijë dinarë sepse në të kundërtën do të burgoset kryefamiljari.

Kjo familja së pari ju ka drejtuar Portalit Informativ Titulli.com për të shprehur problemin e tyre dhe në të njëjtin kohë edhe për të kërkuar ndihmë nga njerëzit e vullnetit të mirë dhe institucioneve lokale.

Një anëtarë e familjes Musliu me inicialet L.M i tha Titulli.com se po përballen me vështirësi të mëdha jetese.

“Familja jonë nga 1 shkurti i këtij viti jeton edhe pa rryme elektrike, sepse na kanë shkyçur për shkak të mos pagesës. Ne jetojnë me shtesa të fëmijëve prej 2500 dinarë në muaj, tani na është ndalur edhe ndihma sociale”, theksoi për Titulli.com L.M nga familja Musliu në Tërnoc.

Ajo shprehet se babai është i sëmurë  e i papunë dhe nuk ka mundë të bëjë pagesën e borxhit e as të  siguroj artikujt elementar për jetesë.

“Në shpresojmë që njerëzit e vullnetit të mirë, organizatat e ndryshme humanitare, bashkësia lokale dhe institucionet lokale të na ndalin në ndihmë për të kthyer jetën në normalitet”, pohoi anëtarja e familjes Musliu.

Familja Musliu jeton në pjesën e njohur si Kolloni, të fshatit Tërnoc andaj apelon për ndihmë në tejkalimin e gjendjes së rëndë dhe objekti ku jeton kjo familje nuk i përmbush kushtet as elementare për jetesë./Titulli.com/

 

Personat që dëshirojnë të ndihmojnë familjen Musliu mund të kontaktojnë me kryefamiljarin në këtë numër telefoni: + 381 63 938603; +381 628694788.

Themelohet edhe nje organizatë në Luginë "Shpresa"
"‹Refugjatët bllokojnë hekurudhën në kufirin Serbi-Maqedoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration