Fakte: E shtrembëruar deklarata e kryeministres serbe për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës
Lokale

Fakte: E shtrembëruar deklarata e kryeministres serbe për të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

04.Sep.2023 15:49
0

Deklarata e shpërndarë në mediat online si kërcënim i kryeministres serbe Ana Brnabiq ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, në fakt është një interpretim i fjalës së saj, bërë nga deputeti shqiptar, Shaip Kamberi.

Titulli.com sjell disa fakte dhe deklaratën e plotë në video që tregojnë se kjo deklaratë është shtrembëruar nga portalet, duke ndikuar edhe në nxitjen e gjuhës së urrejtjes.

Postime të shpërndara në rrjetet sociale raportojnë se kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka bërë një deklaratë kërcënuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim’,- ka qenë ky mesazhi që i ka dhënë kryeministrja serbe Ana Bërnabiç shqiptarëve të Luginës së Preshevës!”-shkruan JOQ në një postim në Instagram në 30 gusht.

Postimi i shpërndarë nga faqja Jeta Osh Qef

Më tej, në tekstin që shoqëron foton, thuhet se: “Bërnabiq ka kërcënuar me jetë shqiptarët teksa ky mesazh ka ngjallur shumë reagime në Kosovë. Ajo ka folur në Bled të Sllovenisë dje për komunitetin shqiptar në Serbi”. Një sërë komentesh fyese ndaj politikanes serbe shoqërojnë postimin nga shqiptarë nga treva të ndryshme që natyrshëm reagojnë ndaj një deklarate të tillë.

Në postimin e shpërndarë nga Jeta Osh Qejf nuk ka asnjë burim ku ata referohen mbi këtë informacion të shpërndarë.

Faktoje vendosi të bëjë një verifikim të postimit, pasi interesi i qytetarëve është mjaft i lartë në lidhje me çështje që kanë në fokus interesat kombëtare.

Fillimisht bëmë një kërkim të thjeshtë në Google, ku rezulton se informacioni është shpërndarë mavisht në mediat online, po duke iu referuar një postimi të bërë në Facebook nga deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.

Në këtë postim, Kamberi interpreton deklaratën e kryeministres serbe, Ana Brnabic, e cila sipas tij është shprehur: “Shqiptarët në Luginë të Preshevës nuk i qëllon askush”.

Ndërsa titulli i përdorur nga JOQ në fakt është një interpretim i fjalës së deputetit Kamberi dhe jo deklarata e drejtpërdrejtë e Brnabic.

“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim’. Ky është mesazhi të cilin shqiptarëve të Luginës së Preshevës, nga Forumi Strategjik në Bled, e paska dërguar Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.

Sipas Brnabiq, shqiptarët në Luginë të Preshevës, ‘paskan të drejta’ sepse askush si ‘vranë’, ndërsa Serbët në Kosovë jo, është vazhdimësi e politikës zyrtare të standardeve të dyfishta të Serbisë për trajtimin e pakicave, dhe mohimit të të drejtave elementare të pakicave brenda territorit të vet, ndërkohë që për pakicën e vet në Kosovë, tenton të ndërtojë standarde që nuk ekzisojnë në asnjë shtet tjetër”, shkruan deputeti shqiptar në Facebook.

Në një artikull të gjatë, “Kosovo online” ka publikuar deklaratën e Brnabiç të mbajtur më 28 gusht në Forumin e Bledit në Slloveni. Në lidhje me zhvillimet në Luginën e Preshevës ajo është shprehur: VIDEO 

“Është e pamundur që dikush të qëllojë një shqiptar në Preshevë dhe Bujanoc dhe të mos përgjigjet për këtë. Është e pamundur që në dy vitet e fundit të keni 400 sulme ndaj shqiptarëve dhe asnjë person të mos mbajë përgjegjësi. Në Serbi , kjo është e pamundur. Nga ana tjetër, po ta shohësh Kosovën për të cilën flet Kurti, nuk është vetëm e mundur, por e përditshme. Vetëm në territorin e Republikës së Kosovës mund të përjetoni arrestimin, ndalimin dhe nuk e dini pse, askush nuk e di se ku jeni, përfaqësuesi juaj ligjor nuk e di se ku jeni. Kjo është e mundur vetëm në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, ka theksuar Brnabiq.

Arifi “tërhiqet” nga posti i kryetarit kalon në moderim!
Kamberi takon zëvedëskryeministrin e Kosovës, Bislimi: Liçencimi i mjekëve nga Lugina e Preshevës do të zgjidhet shumë shpejt
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration