Faik Rexhepi, preshevari protestues që i rezistoi dhunës këmbëkryq, shkrihet në bronz në Prishtinë(video)
Pakkush nuk e ka parë këtë fotografi ikonike. Ky burrë, i ulur këmbëkryq në qendër të Prishtinës, është Faik Rexhepi.
Ishte gushti i vitit 1990 kur preshevari, cili punonte në “Ferronikel” të Drenasit, bashkë me kolegë kishin ardhur në kryeqytet që ta presin delegacionin e kongresit amerikan.
Para hotelit “Grand” policia serbe kishte ndërhyrë brutalisht, duke shpërndarë turmën, por Faik Rexhepi nuk kishte luajtur vendi. Hazir Reka e përjetësoi në fotografi momentin që u shpërnda në mediat gjithandej botës.
32 vjet pas fotografisë, Rexhepi u përjetësua sërish.
Për shkak të gjendjes shëndetësore, ai nuk mundi ta shohë veten si shtatore. Megjithatë, se si e ka pritur ai nderin që po i bëhej, e tregon bashkëshortja e tij në T7.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se kjo vepër arti simbolizon rezistencën paqësore përballë dhunës.
Faik Rexhepi nuk ishte i vetmi që u nderua në 110-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në kompleksin universitar më në fund u vendos shtatorja e profesorit dhe studiuesit Anton Çetta.
Historiani Jahja Drançolli tha se me angazhimin e Çettës u shua tradita e gjakmarrjes.
Në përurim ishin të pranishëm personalitete të rëndësishëm nga Kosova e Shqipëria.