Emigrantët në Preshevë të kënaqur me kushtet dhe mikpritjen
Kapacitetet e qendrave pranuese në Bujanoc dhe Preshevë janë po thuaj se të mbushur plotësisht, momentalisht gjenden rreth 1200 emigrantë.Shumica e migantëve janë aty disa muaj, grupe të vogla vijnë nga veriu, ndërsa në Preshevë vijnë migrantë nga qendrat tjera pranuese në vartësi nga kapaciteti i qendrës që janë të gatshme për temperaturat e ulët dhe dimrin.
"Ambientet janë të ngrohta, ato nxehen ditë e natë. Secila familje ka dhomën e saj. Ata thonë se janë të kënaqur me kushtet dhe se iu është siguruar ushqimi dhe uji i ngrohtë" ka thënë për RTS Tanja Kaçar nga Komisariati për refugjatë dhe migracion.
Energjentët janë të siguruar sikur në Bujanoc ashtu edhe në Preshevë.