“Elhan Komerc”, me ofertë që nuk refuzohet (video)
Lokale

“Elhan Komerc”, me ofertë që nuk refuzohet (video)

09.Dec.2013 22:54
0
Kompania “Elhan Komerc” në prag të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të saj ka përgatitur një varg ofertash për klientët e vet Në veçanti ofertat u dedikohen shfrytëzuesve të televizionit kabllor dhe ato përkojnë edhe me festat e fundvitit. Në komunikatën për media kjo kompani njofton se nga data  10 e deri më 30 dhjetor nis aksioni i madh i lirimeve ekskluzive prej  më shumë se 25 për qind për të gjithë shfrytëzuesit të cilët parapaguajnë shërbimet kabllore në nivel vjetor. “Klienti, në vend se të paguaj 84 euro në vit, me faturat muaj për muaj, me parapagimin njëvjeçar ai shpenzon vetëm 65 euro. Të gjitha shërbimet e ofertës së televizionit kabllor kryen në selinë e kësaj kompanie, me ç’rast shfrytëzuesin e presin edhe një sërë dhuratash tjera të Vitit të Ri”, njofton kjo kompani me seli në Bujanoc. Përveç ofertës një vjeçare,  “Elhan Komerc” ka menduar edhe për shfrytëzuesit të cilët kanë mbetur mbrapa me pagesat e faturave mujore. Andaj, atyre në adresat postare do t’i dërgohen propozime shumë të volitshme për shlyerjen e obligimeve ndaj televizionit kabllor dhe sjelljen e gjendjes në nivelin zero. “Oferta shumë të mira do të pasojnë edhe për ish-shfrytëzuesit të cilët tashmë janë shkyçur nga rrjeti për shkak të borxhit të trashëguar. Edhe ata, në adresat postare do të marrin propozime shumë të volitshme për mënyrën e rikyçjes në rrjet”, njofton kompania “Elhan Komerc”, sektori i televizionit kabllor. Tek dy ofertat e fundit, sipas kësaj kompanie klientit i’u është ofruar mundësia ideale që të evitoj edhe procedurën gjygjësore si dhe kursimin nga shpenzimet tejet të larta që bart me vete lënda e procesuar në gjygjë. Të gjitha këto mundësi dhe ofertat zgjasin vetëm deri më datën 30 dhjetor dhe vetëm në këtë festë të madhe për kompaninë “Elhan Komerc”, në 25 vjetorin e themelimit. “Natyrisht se edhe “Elhan Komerc” gëzon të drejtën që t’i mbaj sekret disa nga ofertat dhe shpërblimet tjera të  çmuara për klientët të cilat do të jenë befasuese”, përfundon kumtesa e kësaj kompanie, e cila me shërbimin kabllor televiziv është e para në komunë të Bujanocit./Titulli.com/
Kush fajtorë, politikanët e Luginës, Beogradi, Prishtina apo Tirana?
Lugina "gati" të rifillojë bisedimet me Beogradin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration