Lokale
Ekskluzive: Çfarë u propozua për lapidarin e UÇPMB-së dhe të Xhandarmërisë?
Takimi i djeshëm i përfaqësuesve shqiptarë të Luginës me delegacionit nga Beogradi ka shtjelluar disa propozime për pllakën përkujtimore të 27 Dëshmorëve të UÇPMB-së
Përveç dy opsioneve që tashmë janë bërë publike, ai për zhvendosje të pllakës në varreza dhe në oborrin e xhamisë, Titulli ka arritur të mësoj nga burimet e saj se kjo pllakë është propozuar të zhvendoset edhe në lokacione tjera në Komunë të Preshevës.
Sipas burimeve të Titullit, Beogradi ka dhënë propozime që pllaka të zhvendoset edhe në tre lokacione tjera, në anën e tjetër të objektit të Administratës Komunale, në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në Preshevë apo në hyrje të Preshevës, në vendin e njohur si “Çezma e Limon Agës”.
Përkrahë këtyre propozimeve të zyrtarëve të Beogradit është dhënë dhe një propozim nga ndërkombëtarët.
Nëse bëhet zhvendosja lapidarit të UÇPMB-së nga qendra e Preshevës, propozimi i ndërkombëtarëve ishte që edhe lapidari që po ndërtohet në komunën e Bujanocit (mes fshatrave shqiptare Lluçan dhe Dobrosin) të zhvendoset në territorin e fshatit Davidoc i cili është i banuar me serb.
Burimi ynë thotë se në takim nuk është vendosur asgjë përderisa të shtunën do të mbahet edhe seanca e këshilltarëve shqiptar të tre Kuvendeve Komunale të Luginës. /Titulli.com/
___________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!