Ejup Ademi i dhuron mbi 100 libra bibliotekës "˜'Mehmet Jusufi'' në Preshevë
Lokale

Ejup Ademi i dhuron mbi 100 libra bibliotekës "˜'Mehmet Jusufi'' në Preshevë

05.Jul.2018 08:39
0
Bashkatdhetari Ejup Ademi nga fshati Bukuroc i ka dhuruar bibliotekës së qytetit "˜'Mehmet Jusufi'', mbi 100 libra në gjuhën gjermane.

Ademi pas takimit që ka realizuar me drejtorin e bibliotekës, Reshat Nezirin është zotuar se në vazhdimësi do të ndihmoj bibliotekën me tituj të ndryshëm.

Drejtori Neziri e ka falënderuar tej mase bashkatdhetarin tonë, duke theksuar se biblioteka e qytetit ka pasur nevojë edhe për libra në gjuhën gjermane, pasi gjatë pushimeve kjo do të jetë një mundësi e mirë edhe për të rinjtë tanë që jetojnë në diasporë ,që të vijnë në bibliotekën e qytetit dhe të shfletojnë edhe këta libra mjaft të rëndësishëm.

‘’ Un iu jam mirënjohës për këtë donacion me shumë vlerë, pasi i keni sjellë në kohën dhe momentin e duhur. Këtë e them pasi në bibliotekën e qytetit ka kërkesa për libra të gjuhës gjermane, e sidomos edhe kur në pushime janë diaspora dhe ka studentë që e vizitojnë bibliotekën e qytetit’’, ka thënë drejtori bibliotekës Reshat Neziri.

Ndërsa një mundësi e mirë do të jetë edhe për studentët e komunës sonë ,sidomos ata që studiojnë gjuhën gjermane, kur dihet për mes leximit do të përvetësojnë edhe të folurit.

Bashkatdhetari Ademi ka studiuar gjuhë dhe letërsinë shqip, dhe është i pasionuar thellësisht në leximin e librave të ndryshëm. Ai tashmë 27 vjet jeton dhe vepron në Gjermani në qytetin Rottenburg ANEHAR. Megjithatë etja për lexim asnjëherë nuk i shua, dhe tani ai ka arrit që të lexoj edhe një numër të madh të librave në gjuhën gjermane.

‘’Është një kënaqësi e veçantë pasi arrita ti sjellë këto libra, që janë të një rëndësie të veçantë me autorët me eminent të shtetit gjerman. Janë kryesisht romane me histori në vete që lexuesin e mbajnë afër dhe nuk e shkëpusin për asnjë moment. Andaj do ti preferojë që këta libra ti shfletojnë dhe do të hasin në shumë raste që sot janë aktuale në këtë kohë’’, ka thënë bashkatdhetari Ejup Ademi.

Bashkatdhetari Ejup Ademi është një shembull se si bashkëqytetarët tanë në diasporë tashmë janë edhe pjesë e letërsisë gjermane, si dëshmi ai tani mban një rekord leximi, ku brenda një viti ka arrit të lexojë mbi 19,000 faqe.

Faleminderit DIASPORË

Biblioteka '' Mehmet Jusufi '', Preshevë

"Komunalia" në Bujanoc përfiton një kamion nga donacioni i UNDP-së
Në Preshevë do të mbahet konferencë shkencore për trashëgiminë kulturore
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration