Edhe qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës ta lajmërojnë korrupsionin (Video)
Lokale

Edhe qytetarët e Bujanocit dhe Preshevës ta lajmërojnë korrupsionin (Video)

15.May.2015 19:17
0
Anëtarja e Këshillit për luftën kundër korrupsionit, Miroslava Milenoviq, në një intervistë të përbashkët për televizionin Spektri dhe portalin Titulli.com ka folur për sfidat e këtij institucioni edhe për fenomenin e korrupsionit në shoqëri.

“Edhe pse ky trup ka për themelues qeverinë, është pikërisht ky organ ekzekutiv i cili na shkakton pengesa në funksionimin efikas, andaj shpeshherë jemi të shtrënguar që për sigurimin e informacioneve t’i drejtohemi të ngarkuarit për qasje të lirë në informacione zyrtare “, ka thënë Milenoviq.

Ajo e ka quajtur absurd faktin se nganjëherë qeveria e Serbisë vetëm pas presionit ndërkombëtar shtrëngohet t’i jap rëndësi raporteve të Këshillit për luftën kundër korrupsionit, në vend se atë ta bëjë vullnetarisht, kur kihet parasysh se vet është themeluese e një institucioni të tillë.

Anëtarja e Këshillit për luftën për korrupsion ka folur edhe për raportin e fundit që ka pasur të bëjë me korrupsionin në media.

Me këtë rast Milenoviq ka përmendur shumë shembuj të cilët asociojnë me dukuritë korruptive përfshirë edhe mediat nacionale ku prijnë ato të shkruara.

Anëtarja e Këshillit ka thënë se korrupsioni nuk njehë etni, kështu që ai është i përhapur edhe tek pakicat kombëtare.

Krejtësisht në fund ajo ka inkurajuar edhe qytetarët e Luginës që në rast se hasin në dukuri për të cilat dyshohet se ka elemente të korrupsionit, lirisht dhe në forma të ndryshme të njoftojnë Këshillin për luftën kundër korrupsionit.

 

Intervista e plotë e Miroslava Milenoviq, anëtare e Këshillit për luftën kundër korrupsionit dhënë TV Spektri dhe portalit Titulli:

VIDEO

Gresa nga Presheva, nxënësja që morri çmimin prestigjioz nga presidenti amerikan Obama (foto)
Ja çka humbi Bujanoci dhe fitoi Vranja!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration