Edhe policia serbe kërkon rrënimin e përmendores
Lokale

Edhe policia serbe kërkon rrënimin e përmendores

25.Dec.2012 17:50
0
SINDIKATI MINISTARSindikata e policisë së Serbisë ka kërkuar përgjigje nga Ministri i Punëve të Brendshme serbe Ivica Daçiq se kur do të hiqet lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së në komunën e Preshevës. "Zotëri Daçiq, në fund të muajit të kaluar, publikisht keni premtuar se do të hiqen të gjitha përmendoret e vendosura të UÇPMB-së. Edhe pas një muaji nuk ka rezultat, përveç deklarimeve mediale se janë arrestuar një grup të rinjsh që ishin nisur drejt Preshevës për ta rrënuar njërin nga përmendoret", thuhet në njoftim të sindikatave me drejtor Glisho Vidoviq. Në njoftimin e sindikatës së policisë thuhet se të punësuarit në MPB-në serbe tregojnë pakënaqësi të madhe për atë se pse shteti nuk ka ndërmarrë asgjë për të hequr përmendoret e "terroristëve", ndërsa nuk ka ndërtuar asnjë përmendore "për heronjtë e vdekur" që kanë dhënë jetë për mbrojtjen e vendit. "Ne dënojmë fuqishëm vendosjen e përmendores për “terroristët” e UÇPMB-së që është vendosur në qendër të Preshevës, dhe kërkojmë nga ju, si Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Brendshme, dhe nga Qeveria e Serbisë për të treguar unitet për këtë çështje. Z. Daçiq në fund, kërkojmë nga ju të mbani fjalën që keni dhënë para tërë Serbisë", përfundon ky njoftim./Titulli.com/
KKSH shpalosë të arriturat, e hapur për bashkëpunim me pushtetet lokale (video)
Komuna Bujanocit nxitë punësimin, sot 24 të punësuar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration