Edhe Lugina në planin franko-gjerman? Kurti thotë se aty përmenden “pakicat kombëtare”
Lokale

Edhe Lugina në planin franko-gjerman? Kurti thotë se aty përmenden “pakicat kombëtare”

16.Feb.2023 08:03
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në planin franko-gjerman nuk flitet për të drejtat e serbëve në Kosovë, por të drejtat e pakicave kombëtare. 

Ai ka thënë se nuk ka vetëm Kosova pakica kombëtare, por edhe Serbia.

“Propozimi bazë ka 5 fjali preambulë dhe 10 nene. Në pikën e 10 thuhet pakicat kombëtare. Nuk thuhet në Kosovë por pakicat kombëtare në përgjithësi. Ka pakica edhe në Serbi. Numri i shqiptarëve atje është më i madh se sa i serëbve në Kosovë”, tha Kurti. 

Ai tha se në marrëveshje kërkohet që të implementohen të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani, ndër to edhe Asociacioni.

“Normalisht, sepse dy Gjermanitë kishin probleme mes pakicave ndërmjet vete. Nëse shkon në atë pikë kur dikush thotë se jemi sikur dy Gjermanitë, atëherë unë e ndjej veten francez. Nuk është hyrë në detaje. Por ka vetëm dy faqe. Janë 33 marrëveshje që janë bërë në Bruksel dhe në fjalinë e fundit thuhet se ato duhet zbatohen të gjitha. Por ato nuk janë as në rend kronologjik, as horizontal, as vertikal”, tha Kurti në Klan. 

Kurti po ashtu tha se pritet shumë shpejt një takim që të diskutohet për planin franko-gjerman.

“Aty ka terma gjenerik, për të cilët duhet të diskutohet”, përfundoi ai.

Blinken: Serbia dhe Kosova do të bëjnë kompromise të vështira
Ambasadori francez në Beograd: Plani franko-gjerman, një mundësi historike që nuk duhet lëshuar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration