E bojkotuan se kishte kompetenca të kufizuara, tani pranojnë KKSH-në e përgjysmuar! (dokument)
Lokale

E bojkotuan se kishte kompetenca të kufizuara, tani pranojnë KKSH-në e përgjysmuar! (dokument)

14.Sep.2014 13:57
0

Formimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar (KKSH) edhe pse kishte nisur në bashkëpunim të subjekteve politike shqiptare të Luginës, ajo më pas u bojkotua nga shumica e nënshkruesve të kësaj iniciative duke lënë vetëm dy subjekte të drejtonin me KKSH-në.

Formimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar në fillim nga drejtuesit e partive politike shqiptare vlerësohej domosdoshmëri, ndërsa më vonë e bojkotuan shumica e subjekteve të cilat sot sërish kanë apetite për të marrë pjesë në zgjedhje që priten të mbahen më 26 tetor të këtij viti.

Portali informativ Titulli ka arritur të sigurojë një kopje të dokumentit iniciues për themelimin e KKSH-së të 12 tetorit të vitit 2009, ku shihen nënshkrimet e gjashtë kryetarëve të partive politike shqiptare.

Si në shumicën e rasteve që spektri politik shqiptar në Luginë nuk arrin të gjejë gjuhë të përbashkët kur janë në pyetje interesat e kësaj popullate, edhe në vitin 2009 ndodhën plasaritjet të cilat u pasuan me bojkotim të këtij organi legjitim për mbrojtjen e të drejtave të tyre në disa fusha.

Ishte Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e cila me vendimin e saj për bojkot “tërhoqi” edhe subjektet tjera, si Lëvizjen e Progresi Demokratik (LPD), Bashkimin Demokratik të Luginës (BDL) dhe Rilindjen Demokratike (RD), duke lënë Partinë për Veprim Demokratik (PVD) dhe Unionin Demokratik Shqiptar (UDSH) që për katër vite të drejtojnë me KKSH-në që selinë e vendosi në Bujanoc.

Në atë kohë PDSH vendimin për mospjesëmarrje në themelimin e KKSH-së e arsyetoi me ate se ka kompetenca të kufizuara për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

“Ende nuk janë krijuar kushtet për themelimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi dhe ky Këshillë nuk është rruga përmes së cilës shqiptarët e Luginës shohin zgjidhjen e çështjes së Luginës së Preshevës dhe realizimin e synimeve dhe qëllimeve të artikuluara në Platformën Politike të Këshilltarëve Shqiptarë të tre Kuvendeve”, vlerësonte PDSH në atë kohë.

Tani, pas pesë vitesh, kur kemi aktuale vendimet pro dhe kundër pjesëmarrjes në zgjedhje për Këshillë Kombëtar, PDSH si duket ka ndryshuar qëndrim, duke ndarë mendim më shumë pro pjesëmarrjes se sa bojkotimit të zgjedhjeve, edhe pse përbërja e ardhshme e këtij organi shtetërorë do të ketë kompetenca më të shkurtuara, ashtu siç pritet të jetë i përgjysmuar edhe numri i këshilltarëve, nga 25 në 15, 14 këshilltarë më pak.

Nuk është vetëm PDSH bojkotuese e themelimit të këtij organi, së bashku me të KKSH-së nuk iu bashkuan edhe katër subjekte të tjera si: Lëvizja e Progresit Demokratik, Bashkimi Demokratik i Luginës dhe Rilindja Demokratike-në atë kohë Grup i Qytetarëve.

Në vitin 2009 subjektet politike shqiptare ishin “lutur” nga ambasada e Shqipërisë në Beograd, ajo e SHBA-së dhe OSBE që të marrin pjesë në këtë organ, mirëpo sikurse në zgjedhjet Parlamentare të 16 marsit të këtij viti, opsioni i shumicës së partive politike shqiptare ishte mosdëgjimi.

Tani si duket këto parti me udhëheqësit e saj kanë kuptuar “gabimin” dhe nuk po presin për ftesë nga ndërkombëtarët e shteti amë, vendim pothuajse pozitiv do të marrin të gjitha subjektet.

Ajo të cilën qytetarët duhet ta mendojnë para se ta japin votën për ndonjë subjekt në zgjedhjet e 26 tetorit, është se për çfarë interesa drejtuesit e këtyre partive po hyjnë në zgjedhje, të qytetarëve apo të tyre personale? /Titulli.com/

Preshevë: Mbahet manifestim kulturorë kushtuar poetit Qerim Arifi (foto)
Medvegja ndalon shitjen e kafshëve, "gjuha e kaltër" rrezikon përgjysmimin e bagëtive (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration