Dy shqiptarë nga Lugina dhe dy nga Kosova kapen me 71 dele
Policia ka ndaluar në fshatin Karaçevë dy të dyshuar, shqiptarë të Kosovës të cilët në kamionin e tyre kishin të ngarkuar 71 dele, të cilat po transportoheshin për në Serbisë.
Sipas Policisë në kamion ishin edhe dy të dyshuar, shqiptarë, shtetas të Serbisë, ndaj të cilëve është hapur rasti i veçantë “kalim i paautorizuar i kufirit”.
Me urdhër të prokurorit kamioni dhe delet janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Titulli.com/