Dy futbollistë shqiptarë nga Lugina e Preshevës luajnë në superligën e Serbisë (VIDEO)
Lokale

Dy futbollistë shqiptarë nga Lugina e Preshevës luajnë në superligën e Serbisë (VIDEO)

02.Nov.2017 08:10
0
Në Superligën e Serbisë ka edhe shqiptarë. Dy prej tyre, me origjinë nga Lugina e Preshevës, tregojnë se përse aktivizohen aty dhe si ndihen.

Radniku i Surdulicës para tri vitesh ishte futur në Superlgiën e Serbisë. Ata këtë vit kanë hapur dyert e tyre edhe për futbollistët shqiptarë.

Për herë të parë tifozët serbë bëjnë tifo për lojtarë shqiptarë. I pari që e ka thyer akullin ka qenë preshevari Ilaz Zylfiu. Ai pritet që së shpejti të debutojë me klubin serb, pasi aty është që një vit e gjysmë.

“Në fillim ka qenë shumë e vështirë sepse isha i vetmi. Pastaj me kalimin e kohës ishte gjithçka në rregull”.

“Të gjithë më kanë pritur mirë, si këtu si në klubet tjera. Përmendet edhe emri im nga tifozët”, ka thënë Zylfiu.

Klubet shqiptare në Serbi nuk janë të forta dhe luajnë në liga rajonale ose komunale.

“Në Luginë është e vështirë nuk ka erdhe aq profesionalizëm. Kjo është një mundësi e mirë të provohem këtu. Besoj që nga ky ekip do të arrijë në nivelet evropiane”, ka thënë  Faton Xhemaili.

Trajneri i Radnik është boshnjaku, Simo Krunic, i cili thotë se lojtarët shqiptarë që janë në klubin e tij kanë talent dhe janë shumë profesionist. Ata meritojnë ndoshta respekt edhe më të madh se sa që kanë, por gjithçka shkon mirë.

Drejtori sportiv Darko Gasic, thotë se vendimet e tij kanë dalë të qëlluara, pasi kemi të bëjmë me futbollistë mjaftë të talentuar.

Ai është duke vëzhguar lojtarë edhe në Kosovë.

 

Jovanoviq: Nuk ka epidemi të fruthit në Bujanoc
Arian Daci, i biri i Nexhat Dacit, zëvendës ministër i Diasporës në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration