Drita me trajner nga Tërnoci
Sadat Pajaziti rikthehet për të punuar në Gjilan, por jo në skuadrën me të njëjtin emër ku ishte edicionin e kaluar, por te Drita.Marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe Pajaziti do ta drejtojë ekipin në stinorin pranveror, pasi Afrim Shahini nuk është i pajisur me kurrfarë licence. Megjithatë, ai do të jetë pjesë e shtabit teknik. Lajmi është konfirmuar nga nënkryetari i Bordit i klubit gjilanas, Fisnik Isufi.
“Skuadra ka ndjerë nevojën e prurjes së një trajneri. Pas bisedave që kemi pasur me Sadat Pajazitin, klubi ka gjetur akordin me të. Ai tashmë është trajner i joni”, njoftoi Isufi për ‘Sport Plus’.
Ndërkohë, trajneri nga Tërnoci ka thënë se marrëveshja në parim është arritur. /Titulli.com/