Drashkoviq: Në rast të luftës në Kosovë flakët do të prekin edhe Bosnjën dhe Malin e Zi
Rajoni dhe Politika

Drashkoviq: Në rast të luftës në Kosovë flakët do të prekin edhe Bosnjën dhe Malin e Zi

22.Dec.2022 07:52
0

Mund të jetë çështje kur në Kosovë mund të shpërthejë një luftë e re në Kosovë, ështu deklaroi ish-ministri i Jashtëm i Konfederatës Serbi dhe Mali i Zi, Vuk Drashkoviq.

Ai iu referua situatës në veriun e Kosovës.

“Mendoj se strategët e Kremlinit mezi presin hapjen e fushëbetejës ballkanike, sikur një dhuratë nga qielli. Jemi afër shumë, ndoshta është çështje ditësh që në Kosovë të ndizet shkëndija. Gjithçka është bllokuar atje. Evropa dhe SHBA kanë një kërkesë për heqjen e barrikadave dhe kanë dhënë një afat. Kanë kaluar njëmbëdhjetë ditë dhe barrikadat jo vetëm që nuk po hiqen por e kemi dhe deklaratën e Vuçiqit se ato do të hiqen kur do të formohet Bashkësia e Komunave serbe”, tha Drashkoviq.

Drashkoviq në një intervistë për N1 tha se në rast të luftës në Kosovës flakët do të preknin edhe Bosnjën dhe Malin e Zi, përcjell Klankosova.tv 

“Arkitektët e Moskës po gëzohen. Serbia do të hynte në një konflikt të drejtpërdrejt me NATO-n dhe flakët mund të përfshijë Bosnjën dhe Hercegovinën, por edhe Malin e Zi, ku brohorasin liderët që thonë se Putin është presidenti i tyre. Nëse kjo ndodh, do të jetë e vështirë për të gjithë ne dhe e vetmja që do të lehtësohet është pala ruse në frontin ukrainas. Askush përveç SHBA-së dhe NATO-s nuk mund ta parandalojë atë skenar të errët”, theksoi ai.

Ish-kryediplomati serbo-malazez ka folur edhe rreth refuzimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për të formuar Asociacionin e Komunave Serbe.

Kurti kishte thënë se kjo do të mund të krijonte një “Republika Sërpska” ( një entitet i dominuat nga serbët në Bosnjë e Hercegovinë.

Vuk Drashkoviq tha se në Kosovë një krijim i tillë do të kishte pak ngjashmëri me entitetin boshnjak.

“Sipas asaj që thuhet qartë në marrëveshjen e Brukselit, nuk do të kishte ngjashmëri. Komunat me shumicë serbe do të ishin të lidhura me njëra-tjetrën dhe do të kishin nivel të lartë të vetëqeverisjes lokale, por do të vepronin sipas ligjeve të Kosovës dhe do të ishin pjesë përbërëse e rendit kushtetues të Kosovës. Nuk ka ngjashmëri me Republika Sërpska. Një pikë e rëndësishme 14 e Marrëveshjes së Brukselit është duke u bllokuar dhe pak flitet për të në Serbi, e cila fjalë për fjalë thotë se dy palët angazhohen të mos pengojnë apo bllokojnë njëra-tjetrën në rrugën e integrimit evropian”, tha ish-kryediplomati serbo-malazez.

Shifrat zyrtare: Bujanoci 54.684 banorë, Presheva 60.568 të regjistruar, rreth 36 mijë jashtë vendit
Ky është numri i banorëve në Rrethin e Pçinjës, Bujanoci e Presheva përbëjnë gati 40 %
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration