Dorëzohet ura para forcës së lumit Morava (Foto)
Lokale

Dorëzohet ura para forcës së lumit Morava (Foto)

07.Feb.2015 17:11
0
Ura e cila lidhë qytetin e Bujanocit me rrugën që të shpie tek liqeni i këtij qyteti dhe pjesën tjetër të fshatrave të kësaj komune, sot është dëmtuar rëndë, duke u përkulur dhe e gatshme që të shembet në çdo moment.

Qytetarët që sot kaluan pranë kësaj ure nën të cilin kalon lumi Morava, dërguan këto foto në redaksi të portalit Titulli.com, që tregojnë gjendjen e saj.

Ura në fjalë ishte dëmtuar edhe nga të reshurat e mëhershme por jo në këtë nivel. Atëherë përveç plasaritjeve nuk kishte dëmtime që sot i ka pësuar dhe shfrytëzohej nga këmbësor.

Pamjet e reja që vijnë nga vendi i ngjarjes tregojnë se të reshurat e fundit nuk e kanë kursyer këtë urë të “plagosur” më herët, mirëpo ajo që shqetëson është se edhe mëtej qytetarët vazhdojnë që ta shfrytëzojnë ate, përkundër situatës së re të krijuar.

Qeverisja lokale në Bujanoc, qysh në dëmtimet e para që i kishte pësuar ura, kishte deklaruar se nuk ka mjete për ndërtimin e një ure të re, dhe se qytetarët duhet të presin ndërtimin e autostradës në këtë korridor, që me planin e saj parashihet që të ngritet edhe një urë./Titulli.com/

Apokalips në Luginë, Morava merr veturën BMW dhe përmbyt prona private (Foto dhe Video)
"Dituria" fillon me kursin e gjuhës turke
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration